Real Madridi dhe PSG synojnë yllin e Manchester Cityt

Real Madridi dhe PSG synojnë yllin e Manchester Cityt

Real Madridi dhe PSG synojnë yllin e Manchester Cityt

Rayan Cherki është kthyer në një nga objektivat kryesorë të Real Madridit dhe Paris Saint-Germainit. Të dy klubet po e përcjellin nga afër sulmuesin francez, i cili është shndërruar në një lojtar të rëndësishëm për Manchester Cityn.

Sponsor 3M Express

Megjithatë, kampionët anglezë nuk kanë ndërmend ta lejojnë largimin e tij lehtësisht dhe do të shqyrtonin vetëm një ofertë jashtëzakonisht të lartë.

23-vjeçari ka shkëlqyer këtë sezon, duke realizuar gjashtë gola dhe duke dhënë dy asistime në 12 ndeshje, transmeton Klankosova.tv.

Cherki, i cili mund të luajë si mesfushor ofensiv dhe në krahët e sulmit, ka kontratë me Cityn deri në qershor të vitit 2030. Klubi anglez kishte paguar 36.5 milionë euro për ta transferuar dhe tani nuk dëshiron të heqë dorë nga shërbimet e tij.

Lexo edhe

Tragjedi në Spanjë: Mbi 30 të vdekur nga përplasja e trenave

Tragjedi në Spanjë: Mbi 30 të vdekur nga përplasja e trenave

Kim Kardashian për Kanye Westin: Nuk do të ndalem kurrë së brengosuri për të

Kim Kardashian për Kanye Westin: Nuk do të ndalem kurrë së brengosuri për të

Katari i paraqet Iranit një draft të ri marrëveshjeje për përfundimin e luftës

Katari i paraqet Iranit një draft të ri marrëveshjeje për përfundimin e luftës