Reagime të forta nga ndërkombëtarët për Ligjin e Speciales, kërkohet të mos ketë votim të nxituar

Reagime të forta nga ndërkombëtarët për Ligjin e Speciales, kërkohet të mos ketë votim të nxituar

Reagime të forta nga ndërkombëtarët për Ligjin e Speciales, kërkohet të mos ketë votim të nxituar

Bashkimi Evropian dhe ambasadat e Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë kanë shprehur shqetësim lidhur me synimin e Kuvendit të Kosovës për ta votuar sërish Ligjin për Dhomat e Specializuara, të njohur si Gjykata Speciale.

Sponsor 3M Express

Në reagimet e tyre, përfaqësuesit ndërkombëtarë kanë paralajmëruar se ndryshimet e propozuara mund të cenojnë obligimet ndërkombëtare të Kosovës, pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, si dhe parimet e sundimit të ligjit.

Zyra e BE-së ka ngritur gjithashtu shqetësime për kushtetutshmërinë e ndryshimeve, duke theksuar se çdo miratim duhet të paraprihet nga konsultimet me partnerët ndërkombëtarë. Qëndrimin e BE-së e ka mbështetur plotësisht edhe Ambasada e Gjermanisë.

Ambasada e Italisë ka vlerësuar se ligji në formën aktuale nuk do t’u shërbente as interesave të Kosovës dhe as atyre të personave të dënuar nga Dhomat e Specializuara, ndërsa ka shprehur keqardhje që konsultimet paraprake ende nuk janë zhvilluar.

Në anën tjetër, Ambasada britanike ka paralajmëruar se ndryshimet mund të dëmtojnë marrëdhëniet e Kosovës me partnerët dhe mbështetësit ndërkombëtarë, duke i bërë thirrje Kuvendit të mos nxitojë me miratimin e tyre.

Pavarësisht këtyre reagimeve, Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se do ta votojë sërish ligjin në versionin e miratuar më 6 tetor.

Kuvendi tashmë ka votuar për përfshirjen e tij në rendin e ditës. Për rrëzimin e vetos së presidentes Justina Shiroka-Pula nevojiten të paktën 61 vota, ndërsa shqyrtimi i ligjit pritet të bëhet të premten, në vazhdimin e seancës plenare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Hoti i reagon Vjosa Osmanit me akuza për “turizëm politik”: Shtëpia nuk zëvendësohet me strehën e kundërshtarit

Hoti i reagon Vjosa Osmanit me akuza për “turizëm politik”: Shtëpia nuk zëvendësohet me strehën e kundërshtarit

Hoti reagon pas deklaratave të Osmanit: Kur mbaron sezoni i turizmit politik, mbetesh në rrugë

Hoti reagon pas deklaratave të Osmanit: Kur mbaron sezoni i turizmit politik, mbetesh në rrugë

Kurti takon kryeministrin britanik: Mbretëria e Bashkuar është aleate e posaçme e Kosovës

Kurti takon kryeministrin britanik: Mbretëria e Bashkuar është aleate e posaçme e Kosovës