RB Leipzig e blen përfundimisht Grudën

RB Leipzig e blen përfundimisht Grudën

RB Leipzig e blen përfundimisht Grudën

RB Leipzig do ta transferojë përfundimisht Brajan Grudën nga Brighton, pasi aktualisht futbollisti gjerman është i huazuar te skuadra e Bundesligës.

Sponsor 3M Express

Sipas gazetarit Philip Hinze të “Sky Sport Germany”, detyrimi për blerjen e tij do të aktivizohet në vitin 2027, për arsye kontabël.

Paketa totale e transferimit do të arrijë në 30 milionë euro, përfshirë bonuset, ndërsa Gruda do të nënshkruajë kontratë me Leipzigun deri në vitin 2031. Marrëveshja për kontratën tashmë është arritur.

Në anën tjetër, Bayern Munich e ka pasur gjithmonë Grudën në listën e dëshirave, madje edhe para transferimit të tij te Brighton.

Megjithatë, ai nuk është aktualisht objektiv konkret i bavarezëve. Interesimi mund të konkretizohet vetëm nëse ndodh ndonjë zhvillim i jashtëzakonshëm, siç do të ishte shitja e Michael Olises.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

OVL UÇK pas aktgjykimit të Hagës: E papranueshme, i shërben Serbisë

OVL UÇK pas aktgjykimit të Hagës: E papranueshme, i shërben Serbisë

Këto dy shenja të zodiakut së shpejti mund të bëjnë një kthesë të madhe në karrierën e tyre

Këto dy shenja të zodiakut së shpejti mund të bëjnë një kthesë të madhe në karrierën e tyre

Njeriu i ri komunist shqiptar: Vëllezërit e mi janë të ndyrë!

Njeriu i ri komunist shqiptar: Vëllezërit e mi janë të ndyrë!