Limaj: Edhe një padrejtësi, Kuvendi duhet të veprojë për të ardhmen e Gjykatës Speciale

Limaj: Edhe një padrejtësi, Kuvendi duhet të veprojë për të ardhmen e Gjykatës Speciale

Limaj: Edhe një padrejtësi, Kuvendi duhet të veprojë për të ardhmen e Gjykatës Speciale

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar lidhur me zhvillimet në proceset gjyqësore në Hagë, duke ngritur shqetësime për mënyrën se si po administrohet drejtësia në emër të Kosovës.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në Facebook, Limaj ka vlerësuar se çdo proces gjyqësor duhet të garantojë paanshmëri, integritet, barazi të palëve dhe respektim të standardeve të një gjykimi të drejtë.

“Edhe një padrejtësi, edhe një arsye më shumë për të ngritur seriozisht çështjen e drejtësisë që po administrohet në emër të Kosovës”, ka shkruar Limaj, transmeton Klankosova.tv.

Ai ka theksuar se drejtësia nuk nënkupton vetëm shpalljen e një aktgjykimi, por edhe garantimin e të drejtës së mbrojtjes dhe shqyrtimin e paanshëm të provave.

“Çdo proces gjyqësor duhet të garantojë të drejtën e mbrojtjes, shqyrtimin e paanshëm të provave dhe respektimin e plotë të standardeve të një gjykimi të drejtë”, ka deklaruar ai.

Limaj ka kërkuar gjithashtu që institucionet e Kosovës të marrin përgjegjësitë e tyre, duke i bërë thirrje Kuvendit të veprojë dhe të hapë një debat për të ardhmen dhe mandatin e Gjykatës Speciale.

“Kuvendi duhet të veprojë, ligji duhet të rikthehet në fuqi dhe duhet të hapet një debat serioz për të ardhmen dhe mandatin e kësaj Gjykate”, ka shkruar Limaj.

Mes tjerash, ai ka theksuar se Kosova ka nevojë për drejtësi, dinjitet dhe institucione që mbrojnë interesin e shtetit.

Postimi:

Lexo edhe

OVL UÇK pas aktgjykimit të Hagës: E papranueshme, i shërben Serbisë

OVL UÇK pas aktgjykimit të Hagës: E papranueshme, i shërben Serbisë

Këto dy shenja të zodiakut së shpejti mund të bëjnë një kthesë të madhe në karrierën e tyre

Këto dy shenja të zodiakut së shpejti mund të bëjnë një kthesë të madhe në karrierën e tyre

Njeriu i ri komunist shqiptar: Vëllezërit e mi janë të ndyrë!

Njeriu i ri komunist shqiptar: Vëllezërit e mi janë të ndyrë!