Raul Gonzalez emërohet trajner i ri i Real Oviedo

Raul Gonzalez emërohet trajner i ri i Real Oviedo

Raul Gonzalez emërohet trajner i ri i Real Oviedo

Klubi asturian ka njoftuar të hënën se ka arritur marrëveshje me dyzet e nëntë vjeçarin, i cili do ta drejtojë ekipin deri në qershor të vitit 2028.

Raul merr drejtimin e Oviedo pas shkarkimit të trajnerit Julian Calero. Skuadra, e cila sezonin e kaluar ra nga La Liga, aktualisht renditet në vendin e nëntë në tabelën e klasifikimit.

Sponsor 3M Express

Në një deklaratë të publikuar nga klubi, Raul ka treguar edhe filozofinë e tij të futbollit, duke theksuar se kërkon respektimin e talentit të lojtarëve, por edhe angazhim maksimal nga secili prej tyre.

“Ekipi duhet të luftojë nga minuta e parë deri në të fundit për fitore, në mënyrë që tifozët të jenë krenarë për të”, ka thënë Raul.

Para emërimit në këtë detyrë, ai ishte trajner i ekipit të dytë të Real Madrid nga viti 2019 deri në vitin 2025.

Raul ka një karrierë të jashtëzakonshme si futbollist. Me fanellën e Real Madrid fitoi gjashtë tituj të La Ligës dhe tri herë Ligën e Kampionëve. Pas largimit nga klubi madrilen, ai luajti edhe për Schalke, Al Sadd dhe New York Cosmos.

Ai ishte gjithashtu një nga futbollistët më të rëndësishëm të Përfaqësueses së Spanjës, me të cilën zhvilloi 102 ndeshje dhe shënoi dyzet e katër gola.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Një goditje i mjaftoi, Fatijon Hasani e fiton me nokaut duelin e parë në Evropian

Një goditje i mjaftoi, Fatijon Hasani e fiton me nokaut duelin e parë në Evropian

“Nëse ka të paprekshëm, ju do të jeni adresa jonë” – Sijarina tregon çfarë i kërkuan kryeprokurorit Gashi

“Nëse ka të paprekshëm, ju do të jeni adresa jonë” – Sijarina tregon çfarë i kërkuan kryeprokurorit Gashi

Harry Kane fitoi ‘Topin e Artë’, por lihet jashtë formacionit më të mirë të vitit nga FIFPRO

Harry Kane fitoi ‘Topin e Artë’, por lihet jashtë formacionit më të mirë të vitit nga FIFPRO