Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjashtë muaj burgim për përdhunim dhe sulme seksuale ndaj katër grave

Aktori dhe komediani britanik Russell Brand është dënuar të hënën me 10 vjet e gjashtë muaj burgim, pasi u shpall fajtor për përdhunimin e një fansеje dhe sulme seksuale ndaj tri grave të tjera gjatë karrierës së tij në showbiz.

Sponsor 3M Express

Gjykatësi Joel Bennathan, gjatë shpalljes së dënimit në Gjykatën e Southwark në Londër, deklaroi se Brand, tashmë 51-vjeçar, ishte shndërruar në një “grabitqar seksual” teksa po bëhej gjithnjë e më i famshëm.

Juria e kishte shpallur fajtor javën e kaluar për përdhunimin e një 21-vjeçareje në vitin 2009 dhe sulmet seksuale ndaj tri grave të tjera, në periudhën kur ai po ngjitej drejt famës në vitet 2000.

Megjithatë, Brand u shpall i pafajshëm për dy akuza të tjera për përdhunim dhe një akuzë për tentim të sulmit seksual.

Gjatë procesit gjyqësor, ai kishte pranuar se kishte pasur një jetë seksuale shumë aktive, por kishte këmbëngulur se të gjitha marrëdhëniet kishin qenë me pëlqimin e palëve. Prokuroria, ndërkaq, argumentoi se ai kishte vepruar në mënyrë të vazhdueshme dhe të llogaritur për të arritur qëllimet e tij seksuale.

Përveç dënimit me burgim, emri i Brand do të regjistrohet përgjithmonë në regjistrin e personave të dënuar për vepra seksuale.

Pas vendimit, Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës në Britani theksoi se fama dhe statusi nuk e ndryshojnë rëndësinë e pëlqimit në marrëdhëniet seksuale.

Ndërkohë, Policia Metropolitane konfirmoi se po heton edhe dy pretendime të tjera për përdhunim ndaj ish-yllit britanik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Pas dorëheqjes së Liburn Aliut, ky është emri që merr drejtimin e Portit të Durrësit

Pas dorëheqjes së Liburn Aliut, ky është emri që merr drejtimin e Portit të Durrësit

OVL-UÇK kritikon Gjykatën Speciale: 240 konferenca nuk garantojnë drejtësi

OVL-UÇK kritikon Gjykatën Speciale: 240 konferenca nuk garantojnë drejtësi

Infarkt edhe me kolesterol normal: Faktori i trashëguar i rrezikut që analizat e zakonshme nuk e zbulojnë

Infarkt edhe me kolesterol normal: Faktori i trashëguar i rrezikut që analizat e zakonshme nuk e zbulojnë