Një rast skandaloz ka ndodhur të premten më 13 nëntor.

Prokurori Blerim Igrishta, e ka ndaluar për 48 orë pronarin e një kafshe (lope) e cila kishte hyrë në oborrin e Gjykatës Themelore të Prishtinës – Dega në Graçanicë.
Kjo ka shkaktuar reagime të ashpra në opinionin publik.
Gazetari Vehbi Kajtazi, i ka drejtuar një porosi prokurorit në fjalë.
“O prokuror,
Lopë është ajo, nuk e din çka është gjykata se me ditë as kah oborri nuk kish kalu. Besoj është dashtë me ditë pak ma shumë se lopa!”, deklaroi Kajtazi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




