Komisioni për Legjislacion pritet t’i ftojë urgjentisht përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për raportim, pas vrasjes makabre të Arlinda Zekajt nga dora e kunatit të saj mbrëmë në Vitormiricë të Pejës.

Kështu ka bërë të ditur gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, e cila po përcjell nga afër ngjarjen.
Po ashtu, sot VV ka paralajmëruar që ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për themelimin e një komisioni hetimor.
Ndërkohë, i dyshuari për vrasjen e Arlindës, sipas Policisë, ende ndodhet në arrati.
Nga ana tjetër, liderë politikë dhe deputetë kanë kërkuar llogari nga shteti për këtë rast të rëndë.




