Rasti në Pejë, Haradinaj: Organet kompetente të japin përgjegjësi për çdo neglizhencë

Rasti në Pejë, Haradinaj: Organet kompetente të japin përgjegjësi për çdo neglizhencë

Rasti në Pejë, Haradinaj: Organet kompetente të japin përgjegjësi për çdo neglizhencë

Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomiricë të Pejës, ku u vra Arlinda Zekaj.

Sponsor 3M Express

Në një reagim në Facebook, Haradinaj e ka cilësuar rastin si trishtues, duke theksuar se ngjarje të tilla, të cilat sipas tij po përsëriten shpesh në vend, janë të papranueshme dhe kanë tejkaluar çdo kufi njerëzor.

Ai ka bërë thirrje që të ndërmerren hapa konkretë për parandalimin e rasteve të tilla, duke kërkuar reflektim shoqëror dhe drejtësi më të ashpër.

“Është urgjencë që gjërat të marrin kahje ndryshe. Vrasjet duhet të ndalen, shoqëria duhet të reflektojë, ndërkaq drejtësia ta kryejë punën e saj dhe të ashpërsohet në këtë drejtim. Mbi të gjitha, është jetike që organet kompetente të japin përgjegjësi të plotë për çdo neglizhencë apo dështim në mbrojtjen e jetës së qytetarëve. Ngushëllime familjes që humbi më të dashurën e tyre”, shkroi Haradinaj./Klankosova.tv

Lexo edhe

​Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme sot për vrasjen e Arlinda Zekajt

​Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme sot për vrasjen e Arlinda Zekajt

Lula siguron mandatin e katërt në Brazil, vijnë urimet nga Evropa

Lula siguron mandatin e katërt në Brazil, vijnë urimet nga Evropa

VLEN reagon ndaj deklaratave të ministres serbe në Zebërnjak

VLEN reagon ndaj deklaratave të ministres serbe në Zebërnjak