Rasti i Arlinda Zekajt, Ministria për Punë e Familje me “ultimatum” për Komunën e Pejës e kryetarin e saj

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka publikuar gjetjet e raportit të inspektimit të jashtëzakonshëm në Qendrën për Punë Sociale në Pejë, lidhur me trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt.

Sponsor 3M Express

Ministria në fjalë ka bërë disa rekomandime për Komunën e Pejës dhe gjithashtu edhe për Qendrën për Punë Sociale të kësaj komune.

Komunës së Pejës i është kërkuar largimi i drejtoreshës për Punë Sociale, meqë minsitria pretendon se largimi i saj do të mundësonte hetime të pavarura sa i përket QPS-së.

“Ndërmarrjen e hapave të menjëhershëm për zhvendosjen e Drejtorisë për Mirëqenie Sociale, përkatësisht drejtoreshës A. B., për të mundësuar punën e pavarur profesionale të QPS-së dhe ndarjen e qartë të detyrave, përgjegjësive dhe funksioneve ndërmjet dy institucioneve”, thuhet në reagimin e ministrisë

Në fund të reagimit, Ministria në fjalë ka kërkuar nga Komuna e Pejës që rekomandimet të trajtohen pa vonesë dhe që ajo të njoftohet zyrtarisht për masat e ndërmarra.

Në këtë “ultimatum”, Ministria ka bërë të ditur se do të monitorojë zbatimin e rekomandimeve nga ana e Komunës së Pejës.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Me fishllima dëgjohet himni i Izraelit

Me fishllima dëgjohet himni i Izraelit

Nis përballja Kosovë–Izrael, FORCA KOSOVË

Nis përballja Kosovë–Izrael, FORCA KOSOVË

Artmotion zbut zemrën, dhuron edhe dy bileta për ndeshjen Kosovë – Izrael për BBVK5 (VIDEO)

Artmotion zbut zemrën, dhuron edhe dy bileta për ndeshjen Kosovë – Izrael për BBVK5 (VIDEO)