Zelensky paralajmëron se nisma amerikane për sigurinë në Evropë mund t’i shërbejë interesave të Putinit

Zelensky paralajmëron se nisma amerikane për sigurinë në Evropë mund t’i shërbejë interesave të Putinit

Zelensky paralajmëron se nisma amerikane për sigurinë në Evropë mund t’i shërbejë interesave të Putinit

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Rusia mund ta shfrytëzojë diskutimin për një kornizë të re të sigurisë në Evropë për të dobësuar NATO-n dhe për të ndryshuar kufijtë në kontinent.

Sponsor 3M Express

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara kanë propozuar mundësinë e krijimit të një kornize të re të sigurisë evropiane, në kuadër të përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Megjithatë, Zelensky ka vlerësuar se zgjerimi i negociatave në çështje më të gjera të sigurisë mund të shërbejë në interes të Moskës.

“Dëshira e Putinit për të ndryshuar kufijtë në Evropë është fakt. Jam i bindur se kjo është pjesë e planit të tij për të rishikuar garancitë e sigurisë në Evropë. Kjo është e rrezikshme, sepse pikërisht çështje të tilla çojnë në luftëra ose përshkallëzim të tensioneve”, tha Zelensky.

Ai bëri të ditur se Uashingtoni e ka pyetur për herë të parë nëse Ukraina do të pranonte të tërhiqej nga disa pjesë të Donbasit që aktualisht nuk kontrollohen nga Rusia, në këmbim të anëtarësimit në NATO. Megjithatë, presidenti ukrainas përsëriti se vendi i tij nuk do të heqë dorë nga territoret.

Zelensky tha se Kievi po diskuton me partnerët një paketë gjithëpërfshirëse të garancive të sigurisë, që do të përfshinte mbështetje nga NATO-ja dhe Bashkimi Evropian, forcimin e ushtrisë ukrainase, ndihmë financiare dhe një plan për rimëkëmbjen e vendit.

Ai gjithashtu përjashtoi mundësinë e neutralitetit të Ukrainës, duke theksuar se një gjë e tillë do të kërkonte ndryshime kushtetuese.

“Nëse Putini pret që neutraliteti i Ukrainës të përfshihet në marrëveshje, kjo nuk do të ndodhë. Ne gjithsesi nuk jemi aktualisht në NATO”, tha ai.

Presidenti ukrainas theksoi se çdo marrëveshje duhet të garantojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, ndërsa vendimet për të ardhmen e sigurisë evropiane duhet të merren me pjesëmarrjen e vetë vendeve evropiane.

Duke folur për negociatat në Abu Dhabi, Zelensky bëri të ditur se prioritetet e Kievit përfshijnë një armëpushim në sektorin energjetik, rihapjen e Detit të Zi, lirimin e të burgosurve dhe organizimin e një takimi mes udhëheqësve për t’i dhënë fund luftës.

Ai pretendoi se delegacioni rus nuk kishte mandat për të marrë vendime lidhur me disa prej këtyre çështjeve, ndërsa shtoi se Moska nuk ishte e gatshme të pranonte armëpushimin në sektorin energjetik.

Ndërkohë, Zelensky bëri të ditur se bisedimet mes përfaqësuesve amerikanë dhe palës ruse në Moskë kishin prodhuar një marrëveshje për shkëmbimin e më shumë se një mijë të burgosurve nga secila palë. Numri i saktë ende nuk është përcaktuar, por sipas tij mund të bëhet fjalë për 1 mijë e 200 deri në 1 mijë e 300 persona.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara mbështesin përfshirjen e vendeve evropiane në negociatat e ardhshme të paqes, në mënyrë që ato të mos mbeten jashtë tryezës kryesore të bisedimeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Boksieri shqiptar Viktor Cakiqi garon sonte në Stuttgart të Gjermanisë

Boksieri shqiptar Viktor Cakiqi garon sonte në Stuttgart të Gjermanisë

Limaj: Në Hagë nuk dallohej kush ishte prokuror e kush gjyqtar

Limaj: Në Hagë nuk dallohej kush ishte prokuror e kush gjyqtar

Forca Kosovë! – Nis përballja me Izraelin në “Fadil Vokrri”

Forca Kosovë! – Nis përballja me Izraelin në “Fadil Vokrri”