Rasti i Arlinda Zekajt, Komisioni Hetimor interviston sot tre zyrtarë institucionalë

Rasti i Arlinda Zekajt, Komisioni Hetimor interviston sot tre zyrtarë institucionalë

Rasti i Arlinda Zekajt, Komisioni Hetimor interviston sot tre zyrtarë institucionalë

Dy komisione parlamentare do të zhvillojnë mbledhje këtë të premte në Kuvendin e Kosovës, ku në fokus do të jenë hetimet për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes.

Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, si dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje, do të intervistojë disa zyrtarë institucionalë.

Sponsor 3M Express

Mbledhja e këtij komisioni do të nisë në orën 09:00. Para anëtarëve të tij do të intervistohen Albulena Mujaj-Bajraktaraj, drejtoreshë e Drejtorisë për Mirëqenie Sociale në Komunën e Pejës, Samka Drançolli, zyrtare për Barazi Gjinore në këtë komunë, si dhe Blerim Shabani, drejtor i departamentit në Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.

Ndërkaq, në orën 10:00 do të mbahet edhe mbledhja e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, i cili do të zhvillojë një takim me Komitetin për Mbrojtje dhe Siguri të Odës Ekonomike Amerikane.

Të dyja mbledhjet do të zhvillohen në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në disa fshatra të Prizrenit, shkak erërat e forta

Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në disa fshatra të Prizrenit, shkak erërat e forta

Si filloi shoqëria jonë t’i adhurojë të padijshmit

Si filloi shoqëria jonë t’i adhurojë të padijshmit

Rrëzohet shtylla elektrike në Dardhishtë, bllokohet qarkullimi në rrugën “Jusuf Shalaku”

Rrëzohet shtylla elektrike në Dardhishtë, bllokohet qarkullimi në rrugën “Jusuf Shalaku”