Rasti i Arlinda Zekajt, hetimet barten nga Peja në Prishtinë

Rasti i Arlinda Zekajt, hetimet barten nga Peja në Prishtinë

Rasti i Arlinda Zekajt, hetimet barten nga Peja në Prishtinë

Tri lëndë penale që ndërlidhen me rastin e Arlinda Zekajt janë transferuar nga Prokuroria Themelore në Pejë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, me vendim të kryeprokurorit të Shtetit, Zejnulla Gashi.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, vendimi është marrë duke marrë parasysh rëndësinë e veçantë të çështjeve, pasojat e rënda dhe nevojën për trajtim efikas, objektiv dhe të paanshëm të lëndëve.

Paralelisht, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka nisur analizimin e të gjitha veprimeve dhe mosveprimeve të mundshme institucionale lidhur me rastet e raportuara nga e ndjera. Shqyrtimi përfshin kronologjinë e veprimeve, vendimet e marra, vlerësimin e rrezikut dhe masat e ndërmarra për mbrojtjen e saj.

Në njoftim theksohet se do të kërkohet llogaridhënie për çdo shkelje të ligjit, neglizhencë apo mosveprim që mund të konstatohet gjatë këtij procesi.

“Nëse evidentohen shkelje ose përgjegjësi, do të ndërmerren masa në përputhje me ligjin dhe kompetencat përkatëse”, thuhet në njoftim.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka bërë të ditur se vlerësimi do të mbështetet në fakte, dokumentacion dhe prova, pa paragjykuar përgjegjësinë e ndonjë personi.

Kryeprokurori i Shtetit ka ritheksuar se mbrojtja e jetës, zbatimi i ligjit dhe llogaridhënia institucionale janë detyrime që nuk mund të neglizhohen. Sipas tij, çdo dyshim për mosveprim apo trajtim të papërshtatshëm duhet të shqyrtohet deri në sqarimin e plotë të rrethanave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Djali i Arlindës shoqërohet për vizitë te tezet dhe dajtë – në shtëpinë ku jetoi me nënën e tij

Djali i Arlindës shoqërohet për vizitë te tezet dhe dajtë – në shtëpinë ku jetoi me nënën e tij

Çfarë i ndodh mëlçisë kur konsumojmë shumë kripë?

Çfarë i ndodh mëlçisë kur konsumojmë shumë kripë?

Topi i Artë e konfirmon Harry Kanen si superyll, një status që e meritonte prej kohësh

Topi i Artë e konfirmon Harry Kanen si superyll, një status që e meritonte prej kohësh