Rasti i Arlinda Zekajt, Gashi: Dështim kolosal i shtetit të Kosovës

Rasti i Arlinda Zekajt, Gashi: Dështim kolosal i shtetit të Kosovës

Rasti i Arlinda Zekajt, Gashi: Dështim kolosal i shtetit të Kosovës

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi e ka cilësuar si dështim kolosal të shtetit të Kosovës rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

Sponsor 3M Express

Ai ka kërkuar veprime të menjëhershme, pasi sipas tij, nevojitet veprim urgjent i institucioneve qendrore dhe lokale përmes një sistemi të integruar për parandalimin e dhunës në familje dhe mbrojtjen e viktimave.

“Propozimi im është konkret: krijimi i një Agjencie të Veçantë për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje. Kjo agjenci duhet të ketë tri përgjegjësi kryesore: Parandalimin, përmes edukimit që nga shkolla dhe vetëdijesimit shoqëror. Monitorimin, përmes përcjelljes së rasteve, zbatimit të masave mbrojtëse dhe mbikëqyrjes së personave që kanë kryer vepra të dhunës në familje. Ndërhyrjen emergjente, duke garantuar mbrojtje të menjëhershme për viktimat dhe fëmijët e tyre, me procedura të qarta ligjore dhe pa pengesa burokratike.”, ka shkruar Gashi.

Për ta bërë këtë shpejt dhe me kosto të përballueshme, sipas tij, agjencia, në bashkëpunim me komunat, duhet të identifikojë shtëpitë e pabanuara dhe t’i marrë me qira afatgjatë për strehimin e sigurt të viktimave dhe fëmijëve të tyre.

“Kjo do të mundësonte krijimin e një rrjeti strehimi pa pritur vite për ndërtimin e objekteve të reja. Strehimi duhet të shoqërohet me mbrojtje policore sipas nivelit të rrezikut, ndihmë psikologjike, përkrahje sociale dhe asistencë juridike. Nëse nuk veprojmë sot, nesër do të përballemi me pasoja të rënda: jetë të humbura, fëmijë të traumatizuar, familje të shkatërruara dhe kryes të veprave penale që do të vuajnë dënimet e tyre në burg. Parandalimi është përgjegjësi e shtetit. Mbrojtja e jetës nuk është shpenzim, por detyrim. Veprimi duhet të fillojë tani. Asnjë viktimë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje.”, ka thënë ai. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut

Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut

“Shteti e vrau Arlindën” – aksion simbolik i QIKA-s, ngjyrë e kuqe dhe pankartë në hyrje të qeverise

“Shteti e vrau Arlindën” – aksion simbolik i QIKA-s, ngjyrë e kuqe dhe pankartë në hyrje të qeverise

Si humbet nxehtësia nga shtëpia gjatë dimrit dhe si mund të kursehet energjia?

Si humbet nxehtësia nga shtëpia gjatë dimrit dhe si mund të kursehet energjia?

Rasti i Arlinda Zekajt, Gashi: Dështim kolosal i shtetit të Kosovës | Momenti