Rasti Dehari, Haxhiu: Ende presim drejtësi

Rasti Dehari, Haxhiu: Ende presim drejtësi

Rasti Dehari, Haxhiu: Ende presim drejtësi

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kujtuar Astrit Deharin në 10-vjetorin e ngjarjes në burgun e Prizrenit, duke bërë homazhe te varri i tij së bashku me familjen Dehari dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sponsor 3M Express

Haxhiu ka thënë se dhjetë vjet pas kësaj ngjarjeje, familja, bashkëveprimtarët dhe qytetarët vazhdojnë të presin drejtësi për Deharin.

“Astriti ishte aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe student shembullor i mjekësisë. Një i ri guximtar dhe idealist, me përkushtim të sinqertë politik, që angazhimin e tij e shihte si mënyrë për t’u qëndruar pranë njerëzve, sidomos të varfërve, punëtorëve dhe atyre që shteti i kishte lënë në harresë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Ajo ka shtuar se Dehari kujtohet për guximin, buzëqeshjen dhe idealet e tij, ndërsa ka ritheksuar se kërkesa për drejtësi nuk do të ndalet.

“Dhjetë vjet më vonë, bashkë me familjen e tij, me gjithë shoqërinë dhe qytetarët e Republikës, ende presim drejtësi për vrasjen e tij në burgun e Prizrenit”, shkroi kryeparlamentarja./Klankosova.tv

Lexo edhe

Gani Geci mohon aksionin e njësisë speciale: Më ftuan në telefon, shkova vetë në polici

Gani Geci mohon aksionin e njësisë speciale: Më ftuan në telefon, shkova vetë në polici

Dorëzohet një ankesë për vendvotimin 2038 në Çellopek, sot vendos KSHZ-ja

Dorëzohet një ankesë për vendvotimin 2038 në Çellopek, sot vendos KSHZ-ja

Fotografi shqiptar Fadil Berisha nderohet në Vatikan me medaljen “Humanitas Magnifica”

Fotografi shqiptar Fadil Berisha nderohet në Vatikan me medaljen “Humanitas Magnifica”