Rasti “Bon Vivant” rikthehet në gjykatë, Dukagjin Lekaj del sot para trupit gjykues

Rasti “Bon Vivant” rikthehet në gjykatë, Dukagjin Lekaj del sot para trupit gjykues

Rasti “Bon Vivant” rikthehet në gjykatë, Dukagjin Lekaj del sot para trupit gjykues

Seanca e parë gjyqësore ndaj Dukagjin Lekajt, i njohur edhe si Dukagjin Nikollaj, do të mbahet sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me përplasjen e armatosur në lokalin “Bon Vivant”, ku mbeti i vrarë Kastriot Ramadani dhe u plagosën disa persona.

Sponsor 3M Express

Lekaj akuzohet për “Vrasje të rëndë në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa Prokuroria pretendon se kishte tentuar ta privonte nga jeta Andi Pajazitin.

Rasti merr një dimension tjetër për faktin se Pajaziti, i cili në procesin e mëparshëm ishte akuzuar për vrasjen e Ramadanit, ishte liruar nga kjo akuzë pasi gjykata kishte konstatuar se kishte vepruar në mbrojtje të nevojshme.

Gazeta Sinjali ka raportuar hollësisht për aktakuzën e re, e cila përshkruan rrethanat e përplasjes së 4 gushtit 2023 dhe veprimet që Prokuroria ia atribuon Lekajt.

Aktakuza ndaj tij është ngritur më 29 tetor 2026, ndërsa seanca e nesërme shënon fillimin e shqyrtimit gjyqësor për këtë rast.

Dukagjin Lekaj gëzon prezumimin e pafajësisë dhe përgjegjësia e tij eventuale penale mbetet për t’u përcaktuar nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

1,905 gjoba për tejkalim të shpejtësisë në rajonin e Ferizajt gjatë tetorit

1,905 gjoba për tejkalim të shpejtësisë në rajonin e Ferizajt gjatë tetorit

“15 vjet pa ty, Diana”, nëna e saj publikon mesazhin prekës dhe rikujton dështimin e institucioneve për ta mbrojtur tashmë të ndjerën

“15 vjet pa ty, Diana”, nëna e saj publikon mesazhin prekës dhe rikujton dështimin e institucioneve për ta mbrojtur tashmë të ndjerën

Kandiq: Serbia po i fsheh faktet për krimet e luftës në Kosovë, BE-ja duhet të reagojë

Kandiq: Serbia po i fsheh faktet për krimet e luftës në Kosovë, BE-ja duhet të reagojë