Rasti “Arlinda”: Ndëshkimet prekin edhe QPS-në e Pejës (VIDEO)

Rasti “Arlinda”: Ndëshkimet prekin edhe QPS-në e Pejës (VIDEO)

Rasti “Arlinda”: Ndëshkimet prekin edhe QPS-në e Pejës (VIDEO)

Nga pyetjet iku, por nga përgjegjësia që e pati mbase jo.

Sponsor 3M Express

Ndaj Toskë Gegës u kërkua të merret masë disiplinore pasi si menaxhere e rastit të Arlinda Zekajt, në Qendrën për Punës Sociale, po del që bashkë me kolegët nuk respektuan afatet e vendosura nga gjykata, e neglizhuan rastin, nuk vepruan sipas detyrës zyrtare dhe nuk i bënë mbikëqyrë profesionale.

Gega, bile pa asnjë justifikim, thuhet se mungoi edhe në seancën gjyqësore të 5 tetorit, raporton Klan Kosova.

Këto i nxori në pah inspektimi urgjent që u bë në QPS, me urdhër të Ministrisë për Familje, të cilët listuan 5 gabime në trajtim të rastit të Arlindës që dyshohet se u vra nga kunati, Albert Sylaj më sëpatë.

Gabimi i parë, sipas këtij dokumenti, është vonesa për të dorëzuar në gjykatë raportin për djalin e mitur të Arlindës, i cili është dashur të kryhet për shtatë ditë. E as kur kërkoi gjykata, këta nuk bënë monitorimin.

Megjithatë, këto i kundërshtuan nga Komuna e Pejës, të cilët thonë që ky raport dokumenton një sërë veprimesh dhe intervenimesh profesionale të ndërmarra nga QPS.

Megjithëkëtë, krejt zyrtarët e shtetit që e patën në dorë rastin e Arlinda Zekajt, janë nën llupen e Prokurorisë Speciale.

Për më shumë, ndiqeni kronikën:

Lexo edhe

Dogana zbulon mbi 8 kilogramë argjend të padeklaruar në Merdare në vlerë deri në 10 mijë euro

Dogana zbulon mbi 8 kilogramë argjend të padeklaruar në Merdare në vlerë deri në 10 mijë euro

Shiroka Pula: Për Kosovën, Amerika është më shumë se një aleate strategjike

Shiroka Pula: Për Kosovën, Amerika është më shumë se një aleate strategjike

“Lopa le të kullotë barin, por vendimet tua jo pa llogaridhënie”, redaktorja e RTK-së thumbon prokurorin Igrishta

“Lopa le të kullotë barin, por vendimet tua jo pa llogaridhënie”, redaktorja e RTK-së thumbon prokurorin Igrishta