Raporti i Progresit 2026: Kosova “nuk ka shënuar ndonjë përparim të prekshëm”

Raporti i Progresit 2026: Kosova “nuk ka shënuar ndonjë përparim të prekshëm”

Raporti i Progresit 2026: Kosova “nuk ka shënuar ndonjë përparim të prekshëm”

Shkruan: Albert Prenkaj

Sponsor 3M Express

Në kohën e zgjedhjeve të mesmandatit për Kongresin e SHBA-së, kërcënimeve për ndërhyrje atomike nga ana e SHBA-së në Iran, vazhdimit të luftës në Ukrainë dhe turbullirave në qendrat e Evropës, draft-raporti i progresit i Komisionit Evropian për vitin 2026 tregon se Kosova nuk ka shënuar ndonjë përparim të dukshëm në rrugën e saj evropiane, kryesisht për shkak të një krize të tej-zgjatur politike dhe një parlamenti të paralizuar.

Kryefjala e raportit është “progres i limituar”, “nuk ka progres”. Duke mos qenë zyrtarisht vend kandidat, sipas rapoetit të progresit për këtë vit, Kosova renditet ndër vendet “nuk që kanë shënuar ndonjë përparim të prekshëm”.

Dalja në tre palë zgjedhje brenda vitit shkaktoj mangësi të institucioneve të udhëhequra nga qeveri legale dhe legjitime, mungesë të kuvendit, pamundësisë së komunikimit me faktorin ndërkombëtarë në mënyrë transparente dhe shtetërore.

Ky vakum institucional i ka kushtuar Kosovës humbjen e 43 mion e 800 mij eurove nga Plani i rritjes, edhepse në pranverë të këtij viti u hoqën sanskionet 2 vjeçare të BE-së pasi që  “nën plaf”, apo kah dera e vogël (kapixhiku) përmes koncesioneve të tipit të pranimit të dokunenteve të lëshuara nga e ashtuquajtura “Zyra e Kosovës dhe Metohisë”, si dhe ndryshimit dhe/apo pezullimit të Ligjit për të huajt, që ofron mundësi të regjistrimit civil “për dreqin e të birin”.

Raporti fokusohet poashtu tek dialogu Kosovë-Serbi duke kërkuar që palët të plotësojn obligimet e marrëveshjes së vitit 2023 në Bruksel dhe Ohër.

Është ky insistim i Brukselit i cili siç duket nga ana e Serbisë paralajmërohet se do të duhet të pres, sepse Lëvizja studentore ka mbajtur qëndrim rigjid ndaj kësaj teme, me insistimin se do të merret me tema të brendshme, ndërsa për çështjen e negocimit me Kosovën për normalizim e koncepton si problem të brendshëm kushtetues.

Raporti i progresit përshëndet harmonizimin e plotë të Kosovës me politikën e jashtme të BE-së, e që Kosova e trajton në mënyrë unilaterale.

Politikat e Jashtme, të Sigurisë dhe të Mbrojtjes parashihen në kapitullin 31  si pjesë e klasterit të 6-të. Kosova siç e përmenda më herët edhepse ka aplikuar për anëtarësim në BE, ende nuk ka hapur negociatat për integrim dhe nde nuk dihet se kur do të filloi, prandaj thuhet se vendet kandidate (që Kosova ende nuk është) duhet të përputhen me politikat e përbashkëta të jashtme dhe të sigurisë të BE-së.

Ku është Politika e Jashtme e Kosovës kur nuk po tregon së paku inercion për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës dhe të harmonizoj ndryshimin e marrëveshjes me Brukselin për Dhomat e Posaçme të Gjykatës?

Lexo edhe

Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në GJKKO, ish-drejtuesja e SHISH nuk merr pjesë në seancë

Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në GJKKO, ish-drejtuesja e SHISH nuk merr pjesë në seancë

15 vjet pas krimit, Prokuroria e Prishtinës ngre aktakuzë për vrasjen e Diana Kastratit

15 vjet pas krimit, Prokuroria e Prishtinës ngre aktakuzë për vrasjen e Diana Kastratit

Kosova mëson kundërshtarët e Ligës së Kombeve

Kosova mëson kundërshtarët e Ligës së Kombeve