Raphinha hyn në historinë e Barcelonës, barazon një prej ikonave të klubit

Raphinha hyn në historinë e Barcelonës, barazon një prej ikonave të klubit

Raphinha hyn në historinë e Barcelonës, barazon një prej ikonave të klubit

Sulmuesi brazilian i Barcelonës, Raphinha, ka arritur një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e tij, duke barazuar një rekord të legjendës së klubit, Ronaldinhos.

Sponsor 3M Express

29-vjeçari realizoi dy gola në fitoren 3-0 të Barcelonës ndaj Aston Villës, në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve, duke e çuar në 94 numrin e golave të shënuar me fanellën e klubit katalunas.

Raphinha fillimisht shënoi në minutën e 52-të për ta dyfishuar epërsinë e Barcelonës, ndërsa në minutën e 64-të e vulosi fitoren me golin e tij të dytë.

Me këtë dygolësh, braziliani barazoi shifrën e Ronaldinhos, i cili kishte realizuar gjithashtu 94 gola në 207 paraqitje për Barcelonën, gjatë periudhës 2003-2008.

Ky sukses e forcon edhe më shumë pozitën e Raphinhas në mesin e brazilianëve më realizues në historinë e klubit katalunas.

Në këtë renditje, ai mbetet prapa vetëm Rivaldos, Evaristo de Macedos dhe Neymarit./Telegrafi/

Lexo edhe

Barcola: Nuk jam Salah, dua të shkruaj historinë time te Liverpooli

Barcola: Nuk jam Salah, dua të shkruaj historinë time te Liverpooli

Supergol në Gjilan, Blendi Baftiu me vollej i jep epërsinë Prishtinës

Supergol në Gjilan, Blendi Baftiu me vollej i jep epërsinë Prishtinës

Superglogue in Gjilan, Blenddi Battiu by Volley gives Pristina the advantage

Superglogue in Gjilan, Blenddi Battiu by Volley gives Pristina the advantage