Raphinha flet për kritikat e ashpra pas deklaratave për ngarkesën fizike: Jemi qenie njerëzore, disa gjëra na prekin

Ylli brazilian i Barcelonës, Raphinha, ka folur për kritikat e shumta që ka marrë pas deklaratave të tij lidhur me ngarkesën fizike të futbollistëve në Kombëtaren e Brazilit dhe nevojën për të menaxhuar minutat në mënyrë që të shmangen dëmtimet.

Sponsor 3M Express

Në konferencën për media, të mbajtur së bashku me përzgjedhësin Carlo Ancelotti, në prag të miqësores kundër Japonisë, e cila zhvillohet të shtunën në Singapor, Raphinha pranoi se kritikat e kanë prekur emocionalisht, shkruan mediumi spanjoll “Marca”.

“Është e natyrshme që kritikat të na prekin. Jemi qenie njerëzore dhe, sado që përpiqemi, disa gjëra gjithsesi na prekin. Është krejt normale. Kushdo në vendin tim, duke u përballur me kritika ndërsa e di që po jep gjithçka nga vetja, do të prekej”, u shpreh ai.

Futbollisti brazilian shtoi se është i vetëdijshëm për përgjegjësinë që bart përfaqësimi i Brazilit dhe se duhet të jetë i përgatitur edhe për kritikat.

Raphinha foli gjithashtu për komunikimin me Carlo Ancelottin lidhur me menaxhimin e minutave, me qëllim që të zvogëlohet rreziku i dëmtimeve nga ngarkesa e madhe me ndeshje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Bursa për nxënësit në Kosovë, 80 përfitues do të marrin nga 50 euro në muaj

Bursa për nxënësit në Kosovë, 80 përfitues do të marrin nga 50 euro në muaj

Gjithçka e kryer, Pochettino nënshkruan kontratën me Manchester United

Gjithçka e kryer, Pochettino nënshkruan kontratën me Manchester United

Basitisje në Vallandovë, zbulohen armë dhe ndalohet një person

Basitisje në Vallandovë, zbulohen armë dhe ndalohet një person