Seanca e caktuar nga profesorit të pezulluar, Xhevat Krasniqi, i akuzuar për ngacmim seksual ka dështuar të mbahet edhe sot.

Shkak u bë mungesa e Prokurorit të Shtetit, si dhe e palës së dëmtuar, D.V, raporton ‘Betimi për Drejtësi’, transmeton Klankosova.tv
Gjyqtari i vetëm gjykues, Bujar Ahmeti, njoftoi se Prokurori i Shtetit mungon, për të cilin Gjykata ka dëshmi se është ftuar në mënyrë të rregullt.
Pavarësisht kësaj, Prokurori nuk u paraqit dhe mungesën nuk e ka arsyetuar, shtoi gjyqtari.
Shqyrtimi i kësaj çështjeje ishte caktuar të nis qysh para dy muajsh, por nëntë seanca bllok, njëra pas tjetrës, fillimisht ishin shtyrë.
Në aktakuzën të cilën e ka siguruar Klan Kosova, Prokuroria përshkruan deklaratat e katër studenteve të Fakultetit të Mjekësisë të cilat janë cilësuar si të dëmtuara dhe dëshmitare në rastin ndaj Krasniqit.
Bëhet fjalë për E. B, D. V, A. M dhe R. A, deklaratat e të cilave, sipas Prokurorisë, kanë qenë ndër provat mbi të cilat është mbështetur përshkrimi i gjendjes faktike në aktakuzë, transmeton Klankosova.tv.
Prokurori i Shtetit, sipas aktakuzës, ka deklaruar se deklaratat e të dëmtuarave dhe dëshmitarëve janë në përputhje me njëra-tjetrën dhe se këtyre deklaratave u ka dhënë besim.
Mbi këtë bazë, Prokuroria konsideron se në veprimet e të pandehurit Xhevat Krasniqi janë manifestuar elementet e veprës penale ‘Ngacmimi seksual”.
Se cilat janë janë pretendimet e katër studenteve dhe çka ka deklaruar i akuzuari – detajet mund t’i gjeni në linqet e mëposhtme.





