Ramë Lahaj për vrasjen e Arlindës: Mund të ishte motra ime, turpi na mbuloftë për neglizhencën

Ramë Lahaj për vrasjen e Arlindës: Mund të ishte motra ime, turpi na mbuloftë për neglizhencën

Ramë Lahaj për vrasjen e Arlindës: Mund të ishte motra ime, turpi na mbuloftë për neglizhencën

Tenori shqiptar, Ramë Lahaj, ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me rastin e fundit në Kosovë, duke shprehur dhimbjen dhe revoltën për atë që ka ndodhur me Arlindën.

Sponsor 3M Express

Në reagimin e tij, artisti ka zgjedhur fjalë të forta, duke e nisur mesazhin me një thirrje prekëse: “Arlinda, u bekoftë shpirti yt, e neve na mbuloftë turpi, siç po na mbulon përditë e ma shumë”.

Lahaj ka treguar se, pavarësisht ngjarjeve të shumta që e kanë prekur kohët e fundit, kishte vendosur të mos reagonte me gjuhë negative, përçarëse apo urrejtjeje.

Ai thotë se kishte zgjedhur artin dhe muzikën si mënyrë për të sjellë më shumë dashuri dhe pozitivitet te njerëzit.

Madje, sipas tij, përmes një programi muzikor kishte synuar t’i afronte njerëzit përmes këngëve që i shoqërojnë që nga fëmijëria, me shpresën se muzika mund të ndihmojë në përballimin e ngjarjeve të rënda dhe traumave të së kaluarës.

Megjithatë, tenori ka theksuar se kësaj radhe nuk ka mundur të heshtë, pasi, siç shprehet ai, Arlinda mund të ishte motra e tij apo e secilit prej nesh, përfshirë edhe personat që punojnë në drejtësi dhe polici.

“Më dhemb shpirti me e thanë, por siç duket po dështojmë si shoqni”, ka shkruar ai.

Në fund të reagimit, Lahaj ka shprehur dëshirën që rasti i Arlindës të jetë i fundit, duke e mbyllur mesazhin me një thirrje për reflektim mbi përgjegjësinë shoqërore dhe nevojën për të parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të tilla. /Telegrafi/

Lexo edhe

“Pronësia nuk kthehet me tituj lajmesh” – 2A Group kundërshton pretendimet për Aeroportin e Vlorës: QKB nuk e ka anuluar kontratën, kërkon hetim nga SPAK

“Pronësia nuk kthehet me tituj lajmesh” – 2A Group kundërshton pretendimet për Aeroportin e Vlorës: QKB nuk e ka anuluar kontratën, kërkon hetim nga SPAK

Rasti i Arlinda Zekajt, hetimet barten nga Peja në Prishtinë

Rasti i Arlinda Zekajt, hetimet barten nga Peja në Prishtinë

I jepet lamtumira e fundit Arlinda Zekajt, kërkohet përgjegjësi

I jepet lamtumira e fundit Arlinda Zekajt, kërkohet përgjegjësi

Ramë Lahaj për vrasjen e Arlindës: Mund të ishte motra ime, turpi na mbuloftë për neglizhencën | Momenti