Ramë Lahaj këtë të diel në Vjenë, tenori kosovar vazhdon turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”

Ramë Lahaj këtë të diel në Vjenë, tenori kosovar vazhdon turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”

Ramë Lahaj këtë të diel në Vjenë, tenori kosovar vazhdon turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”

Tenori i njohur kosovar, Rame Lahaj, do të ngjitet këtë të diel, më 8 nëntor, në skenën e Wiener Konzerthaus në Vjenë, ku do të performojë në sallën e madhe “Großer Saal”, duke filluar nga ora 19:00.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në rrjetet sociale, artisti u ka drejtuar një pyetje ndjekësve dhe publikut në Vjenë: “A jeni gati?”, duke i ftuar të bëhen pjesë e kësaj mbrëmjeje muzikore.

Koncerti është pjesë e turneut ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”, të cilin Lahaj po e realizon së bashku me ARMA Ensemble.

Programi muzikor përfshin një përzgjedhje të veçantë veprash, ku krahas këngëve shqiptare do të interpretohen edhe pjesë të njohura nga repertori italian dhe francez, muzikë filmash, si dhe kompozime të tjera ndërkombëtare.

Turneu nisi më 10 tetor në Zürich të Zvicrës, ndërsa ndalesa e dytë ishte në Düsseldorf të Gjermanisë, ku tenori performoi më 30 tetor.

Pas koncertit në Vjenë, Lahaj do të vazhdojë rrugëtimin e tij muzikor drejt Kanadasë, ku më 13 dhjetor do të performojë në “Bluma Appel Theatre” në Toronto.

Biletat për koncertin e së dielës në Vjenë janë në dispozicion përmes faqes zyrtare të artistit, www.ramelahaj.com.

Lexo edhe

“Serbia na masakroi popullin, Specialja na masakroi të vërtetën” – OVL-UÇK proteston para zyrave të BE-së

“Serbia na masakroi popullin, Specialja na masakroi të vërtetën” – OVL-UÇK proteston para zyrave të BE-së

Alarme për bomba, aeroplanët detyrohen të ulen në Francë, Bullgari dhe Belgjikë

Alarme për bomba, aeroplanët detyrohen të ulen në Francë, Bullgari dhe Belgjikë

Klopp publikon listën e Gjermanisë për sfidat e nëntorit, rikthen Fullkrugun

Klopp publikon listën e Gjermanisë për sfidat e nëntorit, rikthen Fullkrugun