Reagimi i tij vjen pas vendimit të Qeverisë për ndërprerjen e tregtimit të energjisë elektrike me këto kompani. Ramadani e ka cilësuar këtë vendim si një zhvillim që ngre pikëpyetje për mënyrën se si është menaxhuar sektori i energjisë deri më tani.
Sipas tij, ndërprerja e këtyre marrëveshjeve dëshmon se shqetësimet e ngritura më herët për tregtinë e energjisë me Serbinë kanë qenë të bazuara.

Ramadani ka shprehur dyshime edhe për arsyet e vendimit, duke pretenduar se ‘Qeveria po përpiqet të zhvendosë vëmendjen nga problemet me furnizimin me energji elektrike dhe reduktimet e mundshme gjatë dimrit’.
Ai ka rikujtuar se gjatë mandatit të saj Qeveria nuk ka arritur të sigurojë një zgjidhje afatgjatë për furnizimin me energji, ndërsa ka kërkuar transparencë të plotë për kontratat dhe fondet e shpenzuara.
Deputeti i Aleancës ka kërkuar që çdo milion euro i shpenzuar në tregtinë e energjisë të bëhet pjesë e një hetimi të menjëhershëm dhe të paanshëm, duke theksuar se vendimi i fundit nuk duhet të shërbejë si arsye për të shmangur përgjegjësinë financiare.
Burimi: RTKLive





