Ky veprim vjen pas dy ditësh tensionesh, gjatë të cilave Rama kishte nxjerrë karrige nga zyra e tij, në përpjekje për të krijuar një hapësirë komunikimi me studentët protestues.
Megjithatë, thirrjet e përsëritura të kryeministrit nuk kanë sjellë ende një përgjigje pozitive nga protestuesit, të cilët kanë refuzuar ftesat për dialog.

Vendosja e stolave prej guri duket si një përpjekje e re e Ramës për të përcjellë mesazhin se dera e komunikimit mbetet e hapur, ndërsa situata e protestave vazhdon të mbetet e tensionuar.
Burimi: RTKLive




