Rama thotë se Policia pengoi vendosjen e muralit të Nënës Terezë në Prishtinë, kërkon sqarime për urdhrin

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pasi, sipas tij, të premten në mbrëmje është penguar vendosja e një murali kushtuar Nënës Terezë në kryeqytet.

Sponsor 3M Express

Rama ka bërë të ditur se Komuna e Prishtinës kishte lëshuar lejen për vendosjen e muralit, pasi është institucioni përgjegjës për dhënien e lejeve për shfrytëzimin e hapësirave publike në kryeqytet.

Megjithatë, sipas tij, ekipi që po punonte për vendosjen e muralit është penguar nga Policia e Kosovës.

Rama ka thënë se, sipas ekipit në vendngjarje, polici i angazhuar kishte deklaruar se urdhri për ndalimin e punimeve kishte ardhur “nga lart”.

Për këtë arsye, kryetari i Prishtinës ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të japë sqarime publike, të identifikojë personin që ka dhënë urdhrin dhe të bëjë publik vendimin mbi të cilin është bazuar ndërhyrja.

“Me çfarë vendimi u ndalua vendosja? Mbi cilën bazë ligjore? Kush e kërkoi ndërhyrjen dhe kush e urdhëroi? Kush bëri presion politik mbi Policinë?”, ka shkruar Rama.

Ai e ka cilësuar rastin si skandaloz, duke ngritur pikëpyetje se kujt i përgjigjet shteti dhe nëse institucionet po veprojnë sipas urdhrave politikë.

Deri në publikimin e reagimit të Ramës, në deklaratën e tij nuk janë dhënë detaje për ndonjë vendim zyrtar të Policisë që do të justifikonte ndalimin e vendosjes së muralit.

Lexo edhe

Shkëmbim zjarri me policinë në Itali, vritet i riu shqiptar

Shkëmbim zjarri me policinë në Itali, vritet i riu shqiptar

Rama: Policia pengoi vendosjen e muralit të Nënës Terezë në shesh

Rama: Policia pengoi vendosjen e muralit të Nënës Terezë në shesh

Gjykata Speciale: Mbrojtja dorëzon kundërfaktet në Apel (VIDEO)

Gjykata Speciale: Mbrojtja dorëzon kundërfaktet në Apel (VIDEO)