Ministria e Mjedisit refuzon projektin “Ulpiana 2030 Legacy” të Komunës së Prishtinës

Ministria e Mjedisit refuzon projektin “Ulpiana 2030 Legacy” të Komunës së Prishtinës

Ministria e Mjedisit refuzon projektin “Ulpiana 2030 Legacy” të Komunës së Prishtinës

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka refuzuar projektin “Ulpiana 2030 Legacy” të Komunës së Prishtinës, pas shqyrtimit të kërkesës së Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për vlerësimin e ligjshmërisë së tij.

Sponsor 3M Express

Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, e cila ka njoftuar se ministria ka nxjerrë zyrtarisht vendimin për refuzimin e projektit.

Sipas Pacollit, projekti i propozuar nga Komuna e Prishtinës, nën udhëheqjen e kryetarit Përparim Rama, nuk është në përputhje me bazën ligjore, procedurat dhe dokumentet e planifikimit hapësinor në fuqi.

Ajo ka renditur disa arsye për refuzimin e projektit, duke theksuar se vendimi i Kuvendit Komunal nuk mbështetet në Ligjin për Planifikimin Hapësinor dhe as në dokumentet përkatëse të planifikimit hapësinor të komunës.

Sipas saj, destinimi i parcelës është përcaktuar pa u dëshmuar përputhshmëria me shfrytëzimin e lejuar, ndërsa parametrat urbanë janë caktuar përmes një vendimi të veçantë për lokacionin, ndonëse këto çështje duhet të përcaktohen përmes dokumenteve të planifikimit hapësinor.

Pacolli ka theksuar gjithashtu se shfrytëzimi i parcelës dhe kushtet zhvillimore e ndërtimore duhet të jenë në përputhje me dokumentet në fuqi të Komunës së Prishtinës.

“Projekti i Përparim Ramës për ta betonizuar njërën nga lagjet më ikonike të Prishtinës, Ulpianën, nuk kalon”, ka shkruar Pacolli.

Ajo ka kritikuar Komunën e Prishtinës për mënyrën e hartimit dhe miratimit të projektit, duke pretenduar se janë shpërfillur bazat ligjore dhe procedurat e planifikimit hapësinor.

Në reagimin e saj, ministrja nuk ka dhënë detaje për hapat e mëtejshëm që mund të ndërmarrë Komuna e Prishtinës lidhur me projektin.

Lexo edhe

Ministria e Mjedisit refuzon projektin për lagjen “Ulpiana”

Ministria e Mjedisit refuzon projektin për lagjen “Ulpiana”

Qindra mijëra njerëz pa energji elektrike, qindra fluturime të anuluara – pas stuhive që goditën SHBA-në

Qindra mijëra njerëz pa energji elektrike, qindra fluturime të anuluara – pas stuhive që goditën SHBA-në

Skenës politike në Maqedoninë e Veriut i shtohet një parti e re, promovohet Lëvizja Një

Skenës politike në Maqedoninë e Veriut i shtohet një parti e re, promovohet Lëvizja Një