Rama thotë se drejtoresha e Investimeve Kapitale po ftohet vazhdimisht në Prokurori

Rama thotë se drejtoresha e Investimeve Kapitale po ftohet vazhdimisht në Prokurori

Rama thotë se drejtoresha e Investimeve Kapitale po ftohet vazhdimisht në Prokurori

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me intervistimin nga Prokuroria të punëkryesit dhe menaxherit të projektit “Ishulli Urban”, si dhe thirrjet e shpeshta për intervistim të drejtoreshës së Investimeve Kapitale.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se punëkryesi dhe menaxheri i projektit janë intervistuar për disa orë nga Prokuroria.

Ai ka thënë se edhe drejtoresha e Investimeve Kapitale po ftohet për intervistim në mënyrë të shpeshtë.

“Prokuroria dje i ka mbajt me orë në intervistë punëkryesin dhe menaxherin e ‘Ishullit Urban’, projektit që i jep qasje 30 mijë banorëve të Arbërisë me qendrën e Prishtinës. Drejtoreshën e Investimeve Kapitale po e thirrin në hetuesi një ditë po e një ditë jo”, ka shkruar Rama.

Kryetari i Prishtinës ka kërkuar që, sipas tij, të mos ushtrohet presion ndaj zyrtarëve dhe personave të angazhuar në realizimin e projekteve të kryeqytetit.

“Mos ushtroni presion mbi njerëzit që po mundohen me e bo punën e vet për Kryeqytetin. Nëse ju po përballeni me presion politik, mos ua bartni atyre! Lërini jashtë luftës politike. Lërini me punu”, ka shkruar ndër të tjera Rama.

Projekti “Ishulli Urban” synon lidhjen e lagjes Arbëria me qendrën e Prishtinës, ndërsa sipas Ramës, nga realizimi i tij do të përfitojnë rreth 30 mijë banorë. /Telegrafi/

Lexo edhe

Përfundon gjykimi ndaj ish-inspektorëve të ATK-së dhe të tjerëve, mbrojtja kërkon shpalljen të pafajshëm të të akuzuarve

Përfundon gjykimi ndaj ish-inspektorëve të ATK-së dhe të tjerëve, mbrojtja kërkon shpalljen të pafajshëm të të akuzuarve

Adriano Galliani hedh kandidaturën për president të Federatës Italiane të Futbollit

Adriano Galliani hedh kandidaturën për president të Federatës Italiane të Futbollit

Plisat tentojnë të hyjnë në stadiumin e Gjilanit – Vendimi i FFK-së për ndeshje pa tifozë

Plisat tentojnë të hyjnë në stadiumin e Gjilanit – Vendimi i FFK-së për ndeshje pa tifozë