Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga sofra e gurtë me mbishkrimin “Dialog”.
Megjithatë, deri më tani, protestuesit e kanë refuzuar ftesën, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa kanë paralajmëruar vijimin e protestës.

Kryeministri ka deklaruar se është i gatshëm të shqyrtojë çdo propozim të studentëve dhe pedagogëve, ndërsa qeveria po përgatit një paketë masash për t’iu përgjigjur nevojave të tyre, me synimin që dëgjimi i qytetarëve të përkthehet në vendimmarrje dhe mbështetje konkrete.
Sipas Ramës, buxheti i vitit 2027, të cilin qeveria do të paraqesë sot, përfshin masa shtesë në mbështetje të familjeve, shërbimeve publike dhe studentëve.
Kryeministri ka theksuar gjithashtu se askush nuk mund ta gjunjëzojë shtetin përmes dhunës apo duke u fshehur pas figurës së studentit.
Ai ka paralajmëruar se çdo përpjekje për të nxitur terror urban, përçarje fetare apo për të cenuar traditën e tolerancës dhe harmonisë në Shqipëri do të përballet me përgjegjësi.
Burimi: RTKLive




