Rama ngre alarmin për Lojërat Mesdhetare: Emailet e ICMG-së kanë mbetur pa përgjigje nga Qeveria

Rama ngre alarmin për Lojërat Mesdhetare: Emailet e ICMG-së kanë mbetur pa përgjigje nga Qeveria

Rama ngre alarmin për Lojërat Mesdhetare: Emailet e ICMG-së kanë mbetur pa përgjigje nga Qeveria

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) ka caktuar një takim më 19 dhjetor, në të cilin do të diskutohet për hapat e mëtejshëm lidhur me organizimin e Lojërave Mesdhetare në Kosovë.

Duke folur në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini për paralajmërimin e tij rreth rrezikut të dështimit të organizimit të lojërave, Rama tha se më 15 tetor kanë pranuar një email nga ICMG-ja. Sipas tij, emaili, të cilin e kanë bërë publik, nxjerr në pah probleme në komunikim dhe në përmbushjen e obligimeve të Qeverisë së Kosovës ndaj komitetit.

Sponsor 3M Express

“Tash e kemi edhe një datë të re, 19 dhjetori ku ICMG thërret edhe një takim ku vendoset se çka bëhet më tutje”, ka thënë Rama.

Ai tha se i janë përgjigjur menjëherë emailit, duke e cilësuar çështjen si serioze dhe me rëndësi ndërkombëtare.

“Është çështje serioze, nuk është hajgare, nuk është çështje që është në duart e nivelit qendror apo nivelit lokal, por është çështje ndërkombëtare, çështje e Lojërave Mesdhetare, ku Kosova, Prishtina për herë të parë, ndoshta të vetmen, ka mundësi me prezantu vetën globalisht si një nikoqir i mirëfilltë i lojërave mediterane”, ka thënë ai.

Rama e akuzoi Qeverinë për neglizhencë, duke pretenduar se disa emaile të dërguara nga ICMG-ja kanë mbetur pa përgjigje.

“Kjo po neglizhohet, po shihet qartë prej emailit të ICMG-së, kundër faktit që i kanë dërgu disa emaila nuk ka pas asnjë përgjigje nga qeveria dhe si rezultat tash kjo data tjetër të cilën e ka caktu vet ICMG-ja për me diskutu rreth lojërave mediterane në Kosovë si rezultat i kësaj neglizhence”, ka thënë ai.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Policia ndalon kamionin me shtatë krerë gjedhe në kufi me Serbinë, shoferi ikën

Policia ndalon kamionin me shtatë krerë gjedhe në kufi me Serbinë, shoferi ikën

Britania kërkon nga Serbia dorëzimin e Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Britania kërkon nga Serbia dorëzimin e Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

PSG e mposht Barcelonën

PSG e mposht Barcelonën