Rama kërkon ndërprerjen e transmetimit të Asamblesë së PS-së: Dua të flas vetëm me familjen time politike

Ka nisur mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste në Gjirin e Lalzit.

Sponsor 3M Express

Në nisje të takimit, kryeministri dhe kryetari i PS-së, Edi Rama, ka kërkuar ndërprerjen e transmetimit, duke deklaruar se dëshiron të ndajë disa fjalë vetëm me anëtarët e Asamblesë.

“Dua të ndaj disa fjalë vetëm me Asamblenë, me familjen time politike”, mësohet të ketë kërkuar Rama, përpara se transmetimi i mbledhjes të ndërpritej.

Kërkesa e kryeministrit vjen në një moment kur brenda Partisë Socialiste janë hapur diskutime për drejtimin e partisë, organizimin e saj dhe përplasjet e brendshme, ndërsa në sfond qëndron edhe kërkesa e Erion Veliajt për shqyrtimin e përgjegjësisë politike të Ramës dhe aktivizimin e procedurës statutore të mocionit të mosbesimit.

Asambleja e sotme pritet të trajtojë edhe përgatitjet për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, përzgjedhjen e kandidatëve për bashkitë dhe organizimin e strukturave socialiste në prag të kësaj gare. /a2cnn/

Lexo edhe

Tani agjentët gjermanë kanë të drejtë të hyjnë fshehurazi në banesa: Çfarë u lejohet shërbimeve sekrete në të ardhmen?

Tani agjentët gjermanë kanë të drejtë të hyjnë fshehurazi në banesa: Çfarë u lejohet shërbimeve sekrete në të ardhmen?

“I shkreti mbrojtësi i majtë serb”, Klopp me lëvdata për shqiptarin Brajan Gruda

“I shkreti mbrojtësi i majtë serb”, Klopp me lëvdata për shqiptarin Brajan Gruda

“Vjollca po tregon maturi”, Monika jep vlerësimin për banorët e BBVK5 (VIDEO)

“Vjollca po tregon maturi”, Monika jep vlerësimin për banorët e BBVK5 (VIDEO)