Rama: Fontana e Ulpianës nuk preket, parkimi parashihet të bëhet nëntokësor

Rama: Fontana e Ulpianës nuk preket, parkimi parashihet të bëhet nëntokësor

Rama: Fontana e Ulpianës nuk preket, parkimi parashihet të bëhet nëntokësor

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka sqaruar propozimin për rregullimin e hapësirës në lagjen Ulpiana, duke thënë se fontana dhe hapësira përreth saj nuk do të preken.

Sipas Ramës, parkimi është planifikuar të bëhet nëntokësor, nën zonën e fontanës, ndërsa hapësirat ku aktualisht parkohen veturat do t’u kthehen banorëve me më shumë gjelbërim dhe fusha sportive.

Sponsor 3M Express

Ai ka bërë të ditur se ndërtimi i një objekti banimi po propozohet vetëm nëse është i nevojshëm për akomodimin e sportistëve dhe stafit shoqërues gjatë Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, pasi konviktet nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm.

Rama ka theksuar se objekti nuk do të ketë destinim komercial dhe se, pas përfundimit të Lojërave, hapësira do t’u mbetet banorëve.

Ai ka nënvizuar se i gjithë plani është vetëm propozim dhe se nuk do të vazhdohet përpara nëse banorët e Ulpianës nuk e mbështesin atë. Fillimisht, propozimi do të diskutohet me banorët dhe, nëse merr mbështetjen e tyre, do të dërgohet për votim në Kuvendin Komunal.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Hoxha kritikon opozitën dhe Qeverinë: E para merret me vetveten, e dyta s’mund të arsyetohet më

Hoxha kritikon opozitën dhe Qeverinë: E para merret me vetveten, e dyta s’mund të arsyetohet më

Presidentja Shiroka-Pula viziton Dardanët, merr dhuratë fanellën e Kombëtares

Presidentja Shiroka-Pula viziton Dardanët, merr dhuratë fanellën e Kombëtares

Rama deklarohet për projektin në Ulpianë: Fontana nuk preket, parkimi parashihet nëntokësor

Rama deklarohet për projektin në Ulpianë: Fontana nuk preket, parkimi parashihet nëntokësor