Rama-Bashës dhe Gashanit: Ndalni gënjeshtrat, mos i rrezikoni Lojërat Mesdhetare për agjendë populiste

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj deklarimeve të ministrit të Sportit, Blerim Gashani, dhe ministrit të Infrastrukturës, Dimal Basha në Kuvend, lidhur me organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Rama i ka akuzuar ata se po japin informacione të pavërteta dhe po përpiqen ta zhvendosin përgjegjësinë e Qeverisë për problemet në organizimin e kësaj ngjarjeje sportive.

Sponsor 3M Express

“Deputeti Basha dhe ministri Gashani po e përdorin foltoren e Kuvendit për me mashtru qytetarët dhe me e fsheh përgjegjësinë e Qeverisë përmes akuzave ndaj meje dhe Kryeqytetit. Letrat me vërejtje nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare, drejtuar Qeverisë së Kosovës, dëshmojnë qartë se ku janë problemet dhe kush duhet t’i përmbushë obligimet”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se letrat me vërejtje të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, të drejtuara Qeverisë së Kosovës, dëshmojnë se ku qëndrojnë problemet dhe cilat institucione duhet t’i përmbushin obligimet.

Rama ka theksuar se e mbështet organizimin e Lojërave dhe përfshirjen e qyteteve të tjera të Kosovës, por vetëm në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara dhe Masterplanin e miratuar.

Ai ka sqaruar se Prishtina dhe ai vetë kanë vetëm tri nga 12 votat në Komitetin Organizativ, ndërsa shumicën vendimmarrëse e kanë Qeveria dhe Komiteti Olimpik i Kosovës. Për këtë arsye, sipas tij, këto institucione duhet të mbajnë përgjegjësi për vendimet e tyre.

Rama  ka akuzuar Qeverinë se po përpiqet ta ndryshojë Masterplanin e miratuar dhe nuk po i përmbush obligimet financiare ndaj Komitetit Ndërkombëtar, për të cilat, siç ka thënë, vetë Qeveria ka dhënë garanci.

Ai ka paralajmëruar se vonesat në pagesa dhe në realizimin e infrastrukturës, si dhe përpjekjet për ndryshimin e Masterplanit, po e rrezikojnë organizimin e Lojërave Mesdhetare.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

LEX | Dyshohet se e rrahën në mes të Prizrenit dhe e mbajtën peng në Prishtinë – nga një muaj paraburgim për pesë shtetas turq

LEX | Dyshohet se e rrahën në mes të Prizrenit dhe e mbajtën peng në Prishtinë – nga një muaj paraburgim për pesë shtetas turq

Jensen Huang jep dorëheqje nga drejtimi i Nvidia-s pas skandalit me dy lidhje jashtëmartesore

Jensen Huang jep dorëheqje nga drejtimi i Nvidia-s pas skandalit me dy lidhje jashtëmartesore

Pesë shtetas turq dërgohen në paraburgim, dyshohet se rrahën, therën me thikë dhe mbajtën peng një person për 10 orë

Pesë shtetas turq dërgohen në paraburgim, dyshohet se rrahën, therën me thikë dhe mbajtën peng një person për 10 orë