Qeveria reagon pas aktgjykimit në Hagë: Rezervat ndaj Dhomave të Specializuara mbeten të qëndrueshme

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve në Dhomat e Specializuara në Hagë, duke ritheksuar kritikat dhe rezervat e saj lidhur me funksionimin e kësaj gjykate.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në Facebook, Qeveria ka theksuar se pavarësia e gjyqësorit dhe respektimi i vendimeve gjyqësore janë parime themelore të sundimit të ligjit, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, sipas Qeverisë, kjo nuk e përjashton të drejtën dhe përgjegjësinë për të ngritur shqetësime lidhur me funksionimin e institucioneve të drejtësisë.

Në reagim thuhet se kritikat dhe rezervat ndaj Dhomave të Specializuara mbeten të qëndrueshme, veçanërisht sa i përket transparencës së procedurave, respektimit të të drejtave të palëve dhe garantimit të standardeve për një gjykim të drejtë.

“Besimi në drejtësi nuk ndërtohet vetëm mbi vendimet që merren, por edhe mbi mënyrën se si arrihet deri tek ato. Prandaj, angazhimi ynë për sundimin e ligjit dhe insistimi për respektimin e plotë të të drejtave dhe garancive procedurale janë pjesë e të njëjtit qëndrim parimor: drejtësia duhet jo vetëm të vihet në vend, por edhe të jetë e drejtë, transparente dhe e besueshme”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

Lexo edhe

Ja kush do ta ndajë drejtësinë në Dublin në ndeshjen Irlandë–Kosovë

Ja kush do ta ndajë drejtësinë në Dublin në ndeshjen Irlandë–Kosovë

Shpërthen Nasim Haradinaj: Nipi i Hashim Thaçit mirë ia boni Vlora Çitakut, shumë e kanë duru këto

Shpërthen Nasim Haradinaj: Nipi i Hashim Thaçit mirë ia boni Vlora Çitakut, shumë e kanë duru këto

GrowthTank drejt “sold out”: mbeten vetëm pak bileta tri ditë para konferencës

GrowthTank drejt “sold out”: mbeten vetëm pak bileta tri ditë para konferencës