Ja kush do ta ndajë drejtësinë në Dublin në ndeshjen Irlandë–Kosovë

Ja kush do ta ndajë drejtësinë në Dublin në ndeshjen Irlandë–Kosovë

Ja kush do ta ndajë drejtësinë në Dublin në ndeshjen Irlandë–Kosovë

UEFA ka caktuar një trupë arbitrimi nga Letonia për të drejtuar ndeshjen mes Irlandës dhe Kosovës, e cila zhvillohet në kuadër të xhiros së fundit të Grupit B3 në Ligën e Kombeve.

Sponsor 3M Express

Gjyqtari kryesor i kësaj përballjeje do të jetë Edgars Malcevs, i cili do të ndajë drejtësinë në stadiumin “Aviva” të Dublinit.

Në këtë detyrë, Malcevs do të ndihmohet nga bashkëkombësit Martiņs Svipsts dhe Deniss Sevcenko, ndërsa Aleksandrs Anufrijevs është caktuar gjyqtar i katërt. Për sistemin VAR do të jetë përgjegjës polaku Piotr Lasyk, me Andrejs Gluhovs si asistent.

Kush është Edgars Malcevs?

Arbitri 35-vjeçar nga Letonia ka arritur një vlerësim të rëndësishëm nga UEFA në dhjetor të vitit 2025, kur u përfshi në listën e gjyqtarëve të Kategorisë së Parë. Me këtë avancim, ai u bë arbitri i dytë letonez që arrin këtë nivel, pas Andris Treimanis.

Malcevs kishte qenë për një periudhë të gjatë pjesë e Kategorisë së Dytë, përpara se të ngjitej një shkallë më lart në hierarkinë e arbitrimit evropian. Ky avancim i mundëson atij të marrë përsipër edhe ndeshje më të rëndësishme në kompeticionet e UEFA-s, përfshirë takime të fazave të avancuara të garave evropiane.

Karrierën e tij ndërkombëtare e ka nisur në vitin 2023. Në korrik të po atij viti, ai drejtoi ndeshjen mes St Patrick’s Athletic dhe Dudelange, në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Konferencës.

Për Malcevsin, përballja mes Irlandës dhe Kosovës përbën një tjetër angazhim të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, në një ndeshje ku Dardanët synojnë ta sigurojnë pozitën e dytë në grup dhe një vend në ‘play-off’ për inkuadrim në Ligën A.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Dështon mbledhja e Kryesisë, Çitaku: Presim që ligji për Dhomat e Specializuara të votohet brenda javës

Dështon mbledhja e Kryesisë, Çitaku: Presim që ligji për Dhomat e Specializuara të votohet brenda javës

Djali i Kadri Veselit reagon pas vendimit ndaj Thaçit në Hagë

Djali i Kadri Veselit reagon pas vendimit ndaj Thaçit në Hagë

Alonso kërkon transferimin e yllit të Interit te Chelsea

Alonso kërkon transferimin e yllit të Interit te Chelsea