Putin: Rusia i ka pranuar propozimet e Trumpit për paqe, Ukraina dhe Evropa po i refuzojnë

Putin: Rusia i ka pranuar propozimet e Trumpit për paqe, Ukraina dhe Evropa po i refuzojnë

Putin: Rusia i ka pranuar propozimet e Trumpit për paqe, Ukraina dhe Evropa po i refuzojnë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se Moska i ka mbështetur propozimet e administratës së presidentit amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, por sipas tij, Kievi dhe aleatët evropianë nuk janë të gatshëm t’i pranojnë ato.

Sponsor 3M Express

Duke folur para gazetarëve të enjten, Putin përsëriti se Rusia kishte rënë dakord me kompromiset e diskutuara mes tij dhe Trumpit gjatë samitit të mbajtur vitin e kaluar në Alaskë.

“Ne ramë dakord për ato propozime kompromisi, ashtu siç u paraqitën. Çështja është nëse palët e tjera të konfliktit, në këtë rast Ukraina dhe sponsorët e saj evropianë, duan të bien dakord me këto propozime. A duan t’i japin fund luftimeve përmes mjeteve paqësore? Nga sa mund të kuptojmë, për momentin jo”, deklaroi Putin.

Kreu i Kremlinit foli edhe për sulmet ukrainase ndaj Urës së Krimesë, e cila, sipas tij, është goditur nga forcat ukrainase tri herë brenda tri netëve gjatë kësaj jave.

Putin tha se kishte urdhëruar që kjo urë strategjike, që lidh gadishullin e Krimesë me rajonin rus të Krasnodarit, të mos përdorej për logjistikë ushtarake, me qëllim që të ruhej si infrastrukturë civile.

Në anën tjetër, Ukraina këmbëngul se Ura e Krimesë përbën objektiv legjitim ushtarak, për shkak të rëndësisë së saj në furnizimin e forcave ruse.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

“Telekomi zyrë punësimi për familjarët e pushtetit”, Krasniqi akuzon pushtetin për nepotizëm

“Telekomi zyrë punësimi për familjarët e pushtetit”, Krasniqi akuzon pushtetin për nepotizëm

“Askush nuk dëshiron të paguajë energjinë”, Kurti flet për tensionet në komunat me shumicë serbe

“Askush nuk dëshiron të paguajë energjinë”, Kurti flet për tensionet në komunat me shumicë serbe

Vetaksidentohet vetura zyrtare në Viti, s’dihet për të lënduar

Vetaksidentohet vetura zyrtare në Viti, s’dihet për të lënduar