“Askush nuk dëshiron të paguajë energjinë”, Kurti flet për tensionet në komunat me shumicë serbe

“Askush nuk dëshiron të paguajë energjinë”, Kurti flet për tensionet në komunat me shumicë serbe

“Askush nuk dëshiron të paguajë energjinë”, Kurti flet për tensionet në komunat me shumicë serbe

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës se rritja e importeve lidhet me rritjen e fuqisë blerëse dhe zgjerimin e klasës së mesme në vend.

Sponsor 3M Express

Duke folur për zhvillimet ekonomike, migrimin dhe gjendjen në komunat me shumicë serbe, kryeministri Kurti ka thënë se gjatë periudhës janar-tetor eksportet janë rritur tri herë më shpejt sesa importet.

Ai ka folur edhe për investimet në Brezovicë, duke thënë se për një kohë të gjatë ato kanë qenë të pamundura për shkak të, siç u shpreh, ndikimit të Beogradit.

“Importet janë rritur, por janë rritur sepse është rritur fuqia blerëse në Kosovë. Mendoj se është zgjeruar klasa e mesme në Kosovë dhe ky zgjerim vjen nga disa faktorë, një është rritja e pagave, e punësimit, pensioneve. Jajë edhe shtesat për nëna e fëmijë, kemi dhënë mjete ata qe kanë më pak. Prej muajit janar deri në tetor, trefish më shpejt janë rritur eksportet se importet. Shumë më shpejt po rritet eksporti. Kemi humbur shumë kohë që nuk kemi investuar në Brezovicë, por ta keni parasysh që deri para tri vjetëve ka qenë e pamundur sepse Inex i Beogradit e ka kontrolluar. Ju e dini që kur pak problem ke në Kosovë, shkon në gjykatë, e kur shkon në gjykatë pesë vjet i ki të garantuara bllokim. Është dashur të bëhet fiskalizimi dhe një bord i ri, të investohej para 10 vjetësh është dashur të bëhet marrëveshje me Beogradin, tash nuk e kemi këtë problem”, tha ai.

Sa i përket migrimit, Kurti ka thënë se dy nga faktorët kryesorë që ndikojnë në këtë dukuri janë arsimi dhe drejtësia.

“Gjatë këtyre gjashtë vjet qeverisje janë dy shkaqe të migrimit. Nuk po flas për okupimin nga Serbia e varfëria ekonomike. Do ta kemi rrezik migrimin për këta dy faktorë. Është gjendja në komunat tona. Jam i bindur se në Kosovë jetohet më mirë si qytetar i Republikës se i komunës. Shumica e komunave i kanë kushtet e tilla, sidomos në zonat rurale apo cilësisë së migrimit ose migrohet brenda, Fushë-Kosovë ose Prishtinë, ose Gjermani apo Zvicër. Një ndër shkaqet kryesore të migrimit është arsimi. Është çështje shumë e vështirë për ta sqaruar në këtë diskutim. Mund ta bëjmë njëherë tjetër. Kemi shumë qytetarë që kanë shkuar në Pallat të Drejtësisë, kanë dalë më të pakënaqur sesa kur kanë hyrë. E dini si është populli ynë, shpërngulet. Një padrejtësi diku, shkon me krejt familjen. Neve na duhet rregulluar drejtësinë dhe arsimin. Kjo është sfida jonë e madhe në vitet në vijim”, tha Kurti.

Duke folur për komunat me shumicë serbe, Kurti ka deklaruar se buxheti për këto komuna është rritur 50 për qind krahasuar me vitin 2008. Ai ka komentuar edhe tensionet që, sipas tij, lidhen me përfaqësues të komunitetit serb dhe çështjen e pagesës së energjisë elektrike në veri.

“Sa i përket komunave me shumicë serbe, prej 2008 e këtij buxheti për shumicë serbe është 50 për qind më i lartë. Ne e dimë edhe nga jeta jonë politike, disa njerëz kur i humbin privilegjet, iu duket padrejtësi. E tash po e shoh që me disa përfaqësues të komunitetit serb e kemi këtë tension. Askush nuk dëshiron të paguajë energjinë elektrike, por kur fillon në veri të paguhet, i duket padrejtësi sepse është mësuar pa paguar”, tha Kurti.

Lexo edhe

Premtimi i madh i Dario Amodei në ditën historike të Anthropic në Nasdaq: AI do të sjellë kura për sëmundjet e pashërueshme

Premtimi i madh i Dario Amodei në ditën historike të Anthropic në Nasdaq: AI do të sjellë kura për sëmundjet e pashërueshme

“Telekomi zyrë punësimi për familjarët e pushtetit”, Krasniqi akuzon pushtetin për nepotizëm

“Telekomi zyrë punësimi për familjarët e pushtetit”, Krasniqi akuzon pushtetin për nepotizëm

Vetaksidentohet vetura zyrtare në Viti, s’dihet për të lënduar

Vetaksidentohet vetura zyrtare në Viti, s’dihet për të lënduar