Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar Elon Musk si një “gjeni të vërtetë”, duke zbuluar se të dy janë në kontakt të ngushtë për çështje që lidhen me teknologjinë satelitore.

Deklarata u bë të mërkurën gjatë Samitit Rusi-Afrikë në Moskë, ku Putin foli për projektin rus të internetit satelitor, Rassvet, i cili synon të ofrojë lidhje interneti përmes satelitëve.
“Është gjeni, një gjeni i vërtetë”, tha Putin për Musk, shkruan BBC.
“Ne jemi në kontakt të ngushtë me partnerët tanë amerikanë, përfshirë Musk”, shtoi ai.
Putin theksoi se mbajtja e kontakteve me Musk është e rëndësishme për të siguruar që satelitët e Rassvet dhe Starlink të mos “ndërhyjnë me njëri-tjetrin në orbitë”.
“Ne dhe partnerët tanë amerikanë e vlerësojmë këtë bashkëpunim dhe, pavarësisht të gjitha çështjeve politike, po punojmë intensivisht”, deklaroi ai.
Sipas të dhënave të publikuara nga kompania, Starlink ka lëshuar rreth 13 mijë satelitë. Në krahasim, sipas gjurmuesve online të satelitëve, aktualisht vetëm disa dhjetëra satelitë të Rassvet ndodhen në orbitë. /Telegrafi/




