Konsumatorët në rrugën “Sejdi Sejdiu” dhe në fshatin Pojatë do të përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm të mërkurën, më 28 tetor 2026.

Sipas njoftimit të KRU “Bifurkacioni”, ndërprerja do të nisë nga ora 09:00 dhe pritet të zgjasë deri në orën 16:00.
Ndërprerja vjen si pasojë e punimeve teknike në terren, në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me të rinj.
KRU “Bifurkacioni” ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve gjatë realizimit të këtyre punimeve. /Telegrafi/




