Punëtorët e Infrakos-it paralajmërojnë protestë për nesër, vjen mbështetja nga Trainkos

Punëtorët e Infrakos-it paralajmërojnë protestë për nesër, vjen mbështetja nga Trainkos

Punëtorët e Infrakos-it paralajmërojnë protestë për nesër, vjen mbështetja nga Trainkos

Protesta e paralajmëruar nga punëtorët e “Infrakos”-it ka marrë mbështetjen edhe të Sindikatës së Trainkos-it.

Sponsor 3M Express

Kryetari i Sindikatës së Hekurudhave, Florim Gjyrevci, ka bërë të ditur për Telegrafin se qëndrojnë përkrah punëtorëve në realizimin e kërkesave të tyre.

“Ne i përkrahim në realizimin e kërkesave të tyre!”, ka deklaruar Gjyrevci.

Sipas njoftimit të Sindikatës së Pavarur të Hekurudhave të Kosovës “Infrakos”, protesta është paralajmëruar për të hënën, më 26 tetor 2026, nga ora 08:00 deri në orën 09:00, para Stacionit Hekurudhor në Fushë Kosovë.

Sipas njoftimit, protesta do të mbahet në shenjë pakënaqësie lidhur me çështjet e ngritura nga punëtorët dhe kërkesat e tyre drejtuar institucioneve përgjegjëse.

Në dokument thuhet se qëllimi i protestës është që kërkesat e punëtorëve të merren parasysh dhe të sigurohet trajtim i drejtë për ta. /Telegrafi/

Lexo edhe

LSDM: Me Qeverinë e Mickoskit qytetarët po jetojnë në varfëri, e refuzoi edhe propozimin tonë për pagë minimale 600 euro

LSDM: Me Qeverinë e Mickoskit qytetarët po jetojnë në varfëri, e refuzoi edhe propozimin tonë për pagë minimale 600 euro

Zjarri përfshin “Folenë e Shqiponjës”, rezidencën malore të Hitlerit në Alpe

Zjarri përfshin “Folenë e Shqiponjës”, rezidencën malore të Hitlerit në Alpe

EULEX-i shton patrullat pranë pikave kufitare me Serbinë në ditën e zgjedhjeve

EULEX-i shton patrullat pranë pikave kufitare me Serbinë në ditën e zgjedhjeve

Punëtorët e Infrakos-it paralajmërojnë protestë për nesër, vjen mbështetja nga Trainkos | Momenti