Publikoi video në Facebook me një armë pranë vetes, Policia ia bastis shtëpinë në Mitrovicë – ky është 26-vjeçari që përfundoi nën hetime

Një video e publikuar në Facebook, ku shihej një armë pranë një të riu, ka vënë në lëvizje Policinë në Mitrovicë. Hetuesit kanë bastisur shtëpinë e 26-vjeçarit, por nuk kanë gjetur armë apo sende të tjera të dyshimta, ndërsa ai ka zgjedhur të mbrohet në heshtje gjatë intervistimit, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, bëhet fjalë për Ensar Gashin, 26 vjeçar, ndaj të cilit është iniciuar rast për dyshimet e posedimit të paautorizuar të armëve.

Rasti është raportuar të mërkurën, më 11 nëntor, rreth orës 16:00, në Mitrovicë.

Gjithçka ka nisur pas publikimit të një videoje në profilin e tij në Facebook, ku në ulësen pranë tij vërehej një objekt që dyshohej se ishte armë zjarri.

Modeli dhe lloji i armës së dyshuar nuk janë identifikuar, ndërsa vendndodhja ku ishte realizuar videoja mbetet e panjohur.

Pas sigurimit të informacionit, Policia ka kontaktuar Prokurorinë dhe, me urdhër gojor të gjyqtarit të procedurës paraprake, ka kryer bastisje në shtëpinë e 26-vjeçarit, në rrugën “Sami Gashi”.

Megjithatë, gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

I riu është intervistuar nga hetuesit policorë, por ka shfrytëzuar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje, pa dhënë deklarime lidhur me rastin.

Me udhëzim të Prokurorisë, ndaj tij është iniciuar procedura për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Pas intervistimit, Gashi është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Hoti i reagon Vjosa Osmanit me akuza për “turizëm politik”: Shtëpia nuk zëvendësohet me strehën e kundërshtarit

Hoti i reagon Vjosa Osmanit me akuza për “turizëm politik”: Shtëpia nuk zëvendësohet me strehën e kundërshtarit

Hoti reagon pas deklaratave të Osmanit: Kur mbaron sezoni i turizmit politik, mbetesh në rrugë

Hoti reagon pas deklaratave të Osmanit: Kur mbaron sezoni i turizmit politik, mbetesh në rrugë

Kurti takon kryeministrin britanik: Mbretëria e Bashkuar është aleate e posaçme e Kosovës

Kurti takon kryeministrin britanik: Mbretëria e Bashkuar është aleate e posaçme e Kosovës