Një person është arrestuar në Mitrovicën e Jugut, pasi ishte identifikuar në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqej me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur më 25 nëntor, rreth orës 09:15, në rrugën “Shaban Polluzha”.
Sipas raportit policor, gjatë kontrollit nga i dyshuari është sekuestruar një armë automatike e tipit AK-47, së bashku me një karikator pa fishekë.
Gjatë trajtimit të rastit, i dyshuari dyshohet se ka kanosur zyrtarët policorë.
Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.





