I dyshuari për vrasjen e rëndë të Arlinda Zekajt, Albert Sylaj është arrestuar mbrëmjen e së martës në Deçan.

Nga pamjet shfaqet momenti i arrestimit të Sylajt nga zyrtarët policorë.
Sipas informacioneve, i dyshuari është lokalizuar dhe arrestuar më 27 tetor, rreth orës 23:40, pas një operacioni policor dhe bashkëpunimit me qytetarët.
Në operacionin për kapjen e tij kanë marrë pjesë disa njësi policore, përfshirë njësitin special FIT.
Ndërkaq, rasti ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik, si dhe thirrje për përgjegjësi institucionale dhe trajtim më serioz të rasteve të dhunës. /Telegrafi/




