Disa fotografi të vjetra të Antoneta Kocit kanë nisur të qarkullojnë në rrjetet sociale, duke sjellë në vëmendje pamjen e saj shumë vite përpara se të bëhej pjesë e Big Brother VIP Kosova 5.

Në njërën prej tyre, Antoneta shfaqet në një studio radioje, me flokë të gjatë e të drejtë dhe me një pozë mjaft natyrale.
Ndërsa në fotografinë tjetër, ajo shihet e veshur me të kuqe, duke pozuar në një moment më spontan dhe lozonjar.
Antoneta
Pamjet kanë tërhequr interesin e ndjekësve, të cilët tashmë mund të shohin një tjetër periudhë të jetës së moderatores.
Edhe pse kanë kaluar shumë vite, në fotografi vërehen tiparet dhe ëmbëlsia që e karakterizojnë edhe sot.
Antoneta është aktualisht një nga emrat që po marrin vëmendje në Big Brother VIP Kosova 5, ku është bërë pjesë e diskutimeve të publikut falë karakterit të saj të drejtpërdrejtë dhe mënyrës së veçantë të komunikimit.
Më parë, ka qenë pjesëmarrëse edhe në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania, ku fitues ishte shpallur Luiz Ejlli. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com





