Tesla investon 3 miliardë euro në Gjermani, synon të ndërtojë fabrikën më të madhe të veturave në Evropë

Industria gjermane e automobilave po përballet me vështirësi të mëdha. BMW po shkurton vendet e punës, Volkswagen po shqyrton mbylljen e deri në katër fabrikave, ndërsa Mercedes-Benz ka pezulluar investimet e reja në Gjermani dhe po shqyrton mundësinë e mbylljes së disa uzinave.

Sponsor 3M Express

Në këtë situatë, Tesla po ndjek një drejtim krejtësisht tjetër.

Kompania amerikane ka njoftuar se do të investojë 3 miliardë euro (3.3 miliardë dollarë) në fabrikën e saj Gigafactory, pranë Berlinit, me synimin për ta shndërruar atë në fabrikën më të madhe të automobilave në Evropë.

Pjesë kryesore e këtij zgjerimi është plani për të prodhuar deri në një milion njësi të modelit autonom Cybercab në vit, në fabrikën e Grünheide.

Tesla synon t’i nisë punimet për zgjerimin në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, ndërsa prodhimi mund të fillojë që në vitin 2029.

Nëse realizohet ky plan ambicioz, fabrika e Teslas në Gjermani mund të tejkalojë uzinën e Volkswagenit në Wolfsburg, duke u bërë më e madhja në Evropë për nga kapaciteti prodhues.

Sipas Reuters, investimi prej 3 miliardë eurosh do të përdoret për ndërtimin e objekteve të reja dhe një impianti të dytë për trajtimin e ujërave të ndotura. Zgjerimi do të shoqërohet edhe me punësimin e qindra punëtorëve të rinj.

Aktualisht, fabrika e Teslas në Grünheide ka rreth 12.600 punëtorë dhe kapacitet për prodhimin e afërsisht 375 mijë automjeteve në vit.

Ndërkohë, Elon Musk ka plane të mëdha për Cybercab, modelin e ri autonom të kompanisë.

Tesla ka njoftuar se vitin e ardhshëm do të ndërpresë gradualisht prodhimin e Cybertruck, për t’i hapur rrugë modelit të ri.

Kompania ka bërë të ditur gjithashtu se do të nisë të ftojë klientët privatë për blerjen e Cybercab.

Modeli me dy dyer pritet të ketë çmim fillestar prej 29.990 dollarësh, ndërsa funksionimi i sistemit autonom do të kërkojë një abonim mujor prej 299 dollarësh.

Megjithatë, përdorimi i tij do të jetë i kufizuar në zona të caktuara të qyteteve Austin, Dallas, Houston, San Antonio dhe Fort Worth në SHBA. /Telegrafi/

Lexo edhe

Honor po përgatit një telefon me bateri 13,500 mAh?

Honor po përgatit një telefon me bateri 13,500 mAh?

Verifikimi në terren pas raportimeve për prerje të drunjve në Bjeshkën e Sejnovës: Dëmtimet janë në territorin e Malit të Zi

Verifikimi në terren pas raportimeve për prerje të drunjve në Bjeshkën e Sejnovës: Dëmtimet janë në territorin e Malit të Zi

Një tufë flokësh të ish-presidentit amerikan George Washington shiten për gati 4 mijë euro

Një tufë flokësh të ish-presidentit amerikan George Washington shiten për gati 4 mijë euro