Kjo përballje ka rëndësi të madhe për fatin e “Dardanëve” në këtë garë, pasi Kosova synon ta sigurojë vendin e dytë në grup dhe pjesëmarrjen në barazh për ngjitje në Ligën A.
Pas pesë ndeshjeve, Kosova renditet në pozitën e dytë me gjashtë pikë, një më shumë se Irlanda, që ndodhet në vendin e tretë.

Përfaqësueses së Kosovës i mjafton edhe barazimi për ta siguruar pozitën e dytë. Ndërkohë, me fitore, “Dardanët” do ta përforconin edhe më shumë këtë pozitë.
Në anën tjetër, humbja do t’ua komplikonte ndjeshëm situatën. Në atë rast, Irlanda do ta kalonte Kosovën në renditje, ndërsa pozita përfundimtare e përfaqësueses sonë do të varej edhe nga rezultati i ndeshjes ndërmjet Izraelit dhe Austrisë.
Në rast të kombinimeve të pafavorshme, Kosova mund të përfundojë edhe në vendin e fundit në grup, duke rrezikuar rënien në Ligën C.
Ndeshja Republika e Irlandës – Kosovë zhvillohet më 17 nëntor, në Dublin, me fillim nga ora 20:45.
Burimi: RTKLive





