Zbulohen pesë lloje të reja bretkosash, njëra prej tyre ka një mënyrë të pazakontë të ushqyerjes – i gëlltit kërmijtë me gjithë guaskë

Shkencëtarët kanë zbuluar pesë lloje të reja bretkosash në Himalajet Lindore të Indisë, ndërsa njëra prej tyre ka habitur studiuesit me mënyrën e pazakontë të ushqyerjes, pasi i gëlltit kërmijtë tokësorë të tërë, përfshirë edhe guaskën e tyre.

Sponsor 3M Express

Zbulimi është bërë në rajonin Arunachal Pradesh, pas pesë vitesh kërkimesh në terren nga një ekip shkencëtarësh të Universitetit të Delhit dhe Universitetit të Harvardit.

Pesë speciet e reja i përkasin grupit Jingophrys, të njohur si bretkosat me brirë në miniaturë. Zbulimi më i veçantë është njëra prej tyre, e quajtur Jingophrys tanogogo, e cila përbën rastin e parë të dokumentuar të një bretkose që ushqehet me kërmij në Indi dhe të një anëtari të familjes së saj që ka këtë mënyrë të ushqyerit.

Ajo që i habiti më shumë studiuesit ishte pikërisht përmbajtja e stomakut të saj. Përmes teknologjisë së avancuar të skanimit tredimensional, shkencëtarët zbuluan guaska të plota kërmijsh brenda aparatit tretës të bretkosës, duke konfirmuar se ajo i gëlltit ata pa ua hequr guaskën.

Lloji Jingophrys tanogogo e ka marrë emrin nga fjala në gjuhën lokale Apatani që nënkupton kërmijtë.

Katër speciet e tjera të zbuluara janë Jingophrys taniitatii, Jingophrys siangensis, Jingophrys hrdy dhe Jingophrys wularsoni. Disa prej tyre janë emërtuar në nderim të komuniteteve lokale, rajoneve dhe personave që kanë kontribuar në kërkimet shkencore.

Sipas studiuesve, zbulimi tregon se Himalajet Lindore kanë një biodiversitet shumë më të pasur nga sa mendohej më parë dhe se në këtë rajon mund të ekzistojnë ende shumë specie të panjohura.

Analizat e ADN-së sugjerojnë se diversifikimi i këtyre bretkosave është zhvilluar gjatë miliona vjetëve, paralelisht me ngritjen e vargmaleve të Himalajeve dhe ndryshimet në sistemin e musoneve aziatike.

Shkencëtarët theksojnë se nevojiten studime të mëtejshme për të kuptuar më mirë biologjinë dhe nevojat për ruajtjen e këtyre specieve të reja.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Nga bananet te çokollata e zezë, këto janë gjashtë ushqimet që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të gjakut

Nga bananet te çokollata e zezë, këto janë gjashtë ushqimet që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të gjakut

AGK-ja kërkon nga KOHA të tërhiqet nga padia ndaj gazetares Shpresa Hasimi

AGK-ja kërkon nga KOHA të tërhiqet nga padia ndaj gazetares Shpresa Hasimi

Jashari: Dënimi i Thaçit edhe kësaj radhe ishte politik, institucionet të organizojnë mbrojtjen në Apel

Jashari: Dënimi i Thaçit edhe kësaj radhe ishte politik, institucionet të organizojnë mbrojtjen në Apel