Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Dren Paca, ka kërkuar shpalljen e konkursit për avancimin e shtatë prokurorëve në pozita të lira.

Por, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka vendosur të shpallë konkurs për vetëm katër pozita.
Paraprakisht, kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi, bëri të ditur se kërkesa e ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të PSRK-së ishte për avancimin e shtatë prokurorëve.
Ai tha se gjatë shqyrtimit të kësaj kërkese duhet të merret parasysh edhe fakti se mungesë të prokurorëve ka edhe në prokuroritë e tjera, raporton Betimi për Drejtësi.





