Pse lojtarët e GTA 6 po e lënë Lucian në burg

Pse lojtarët e GTA 6 po e lënë Lucian në burg

Pse lojtarët e GTA 6 po e lënë Lucian në burg

Disa lojtarë të videolojës së shumëpritur GTA 6 po zgjedhin të mos vazhdojnë me misionet kryesore të historisë, pasi janë të përqendruar te jeta e qetë e Jasonit, njërit prej dy personazheve kryesore.

Sponsor 3M Express

Në vend që të nxitojnë për ta shpëtuar Lucian nga burgu, ata po kalojnë dhjetëra orë duke eksploruar botën virtuale, duke peshkuar, lundruar me varka, vozitur dhe shijuar aktivitetet e zakonshme në zonën Leonida Keys.

Disa lojtarë kanë treguar në Reddit se kanë kaluar deri në 30 orë në fillim të lojës, pa avancuar pothuajse fare në historinë kryesore. Për ta, aktivitetet e përditshme të Jasonit janë më interesante sesa aksioni dhe misionet që e shtyjnë përpara ngjarjen.

Megjithatë, Lucia nuk duket se ka ndërmend të presë pafundësisht. Sipas lojtarëve, pas një kohe ajo fillon ta telefonojë Jasonin dhe e paralajmëron se do të niset vetë me autobus nëse ai nuk vjen ta marrë nga burgu.

Edhe pasi lirohet, disa lojtarë kanë vërejtur se Lucia ndjek një rutinë të zakonshme ditore: në mëngjes shkon në punë dhe kthehet në shtëpi rreth orës 17:00.

Ndërkohë, Jasoni mund të merret me aktivitete të ndryshme, përfshirë peshkimin, eksplorimin e detit, kërkimin e thesareve pranë anijeve të fundosura dhe vëzhgimin e kafshëve të egra.

Kjo mënyrë loje nuk është e pazakontë për adhuruesit e serisë Grand Theft Auto dhe videolojërave me botë të hapur. Edhe në tituj të tjerë, lojtarët shpesh i kanë shtyrë qëllimisht misionet kryesore për të eksploruar botën dhe për të zbuluar aktivitetet e saj.

Megjithatë, disa lojtarë këshillojnë që historia të vazhdohet, pasi përfundimi i misioneve zhbllokon aktivitete dhe mundësi të reja.

Për një pjesë të adhuruesve të GTA 6, megjithatë, nuk ka arsye për t’u nxituar. Në vend të ndjekjeve policore dhe përplasjeve kriminale, ata po zgjedhin peshkimin, detin dhe jetën e qetë të Jasonit. /Telegrafi/

Lexo edhe

Nesër në Kuvend mbahet Asambleja e Grave Deputete dhe Asambleiste

Nesër në Kuvend mbahet Asambleja e Grave Deputete dhe Asambleiste

Zyrtare: Rey Manaj largohet nga Sivasspori shkaku i pagave të papaguara

Zyrtare: Rey Manaj largohet nga Sivasspori shkaku i pagave të papaguara

Kosova synon thellimin e bashkëpunimit me Baden-Württemberg, Podrimja takohet me zyrtarin gjerman

Kosova synon thellimin e bashkëpunimit me Baden-Württemberg, Podrimja takohet me zyrtarin gjerman