Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, priti deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në Ministrinë e Jashtme në Berlin.

Tabaku bëri të ditur se në takim diskutuan për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, ecurinë e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe mundësitë për rritjen e investimeve gjermane në vend.
Ajo mori pjesë paraditen e 24 nëntorit në Berlin Foreign Policy Forum, të organizuar nga fondacioni Körber-Stiftung.
Takimi me Wadephul shënoi kulmin e vizitës së saj në kryeqytetin gjerman.
Gjatë dy ditëve të vizitës, më 23 dhe 24 nëntor, Tabaku zhvilloi takime të nivelit të lartë në Bundestag.





